Berat, “Benzi” humb kontrollin dhe përplas 4 këmbësorë në trotuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit, ku një mjet tip “Benz”, me targa AA 021 MS, ka humbur kontrollin dhe ka hyrë brenda një dyqani me pajisje elektrike. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se mjeti drejtohej nga shtetasi E.P., 26 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Të aksidentuarit janë kalimtarë të rastit që ndodheshin duke ecur mbi trotuar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policies dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Sot , rreth orës 19:00 në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, në vendin e quajtur Axhensia shtetasi E. P., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin, ka hipur në trotuar dhe është perplasur me një dyqan anës rrugës.

Për pasojë janë dëmtuar këmbësorë të rastit, shtetasit A. K, R. S, T. R, dhe A. S, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Berat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

“PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”/ Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

Gazetarja  Fjorela Beleshi ishte e ftuar në  një emision televiziv ku foli në lidhje me vizitat e fundit të kryeministrit Rama në bashkitë e...

Punimet në autostradë/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence...

Lajme të tjera

Web TV