Merkel nga Ukraina: Gazi natyror nuk duhet të shndërrohet kurrë në “armë gjeopolitike”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se gazi natyror nuk duhet të përdoret kurrë si armë gjeopolitike dhe ka përkrahur zgjatjen e marrëveshjes për partneritet strategjik me Ukrainën, kur ajo të skadojë më 2024.

Merkel i ka bërë këto komente më 22 gusht në një konferencë për media në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Merkel është duke realizuar vizitën e saj të fundit në Ukrainë, para se t’i përfundojë mandati, pas zgjedhjeve që mbahen në Gjermani muajin e ardhshëm.

Vizita e saj në kryeqytetin ukrainas vjen dy ditë pas takimit që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.

Merkel është kritikuar për mbështetje të projektit Rrjedha Veriore 2, për të cilin Kievi, Uashingtoni dhe disa vende tjera paralajmërojnë se do të forcojë pozitën e Moskës në Evropë sa i përket energjisë.

Në konferencën për media, Zelenskiy ka thënë se bisedimet për zgjatje të marrëveshjes për transit të gazit me Rusinë janë të paqarta.

Ai ka thënë se dëshiron të kuptojë se ku mbetet Ukraina pas skadimit të marrëveshjes më 2024.

Merkel ka qenë mbështetëse kyçe e Kievit prej kur Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas të Krimesë dhe ka nisur të mbështesë formacionet separatiste në disa pjesë në lindje të Ukrainës më 2014.

Si pasojë e këtij konflikti kanë vdekur 13,200 persona.

Merkel ka thënë në një konferencë për media se ajo do të vazhdojë “të punojë për integritetin territorial të Ukrainës”, derisa të jetë në pushtet.

Megjithatë, Merkel është kritikuar për qëndrimin e saj ndaj Rrjedhës Veriore 2, projekt që do të dyfishojë furnizimet me gaz natyror nga Rusia në Gjermani.

Lexo edhe :  Duolingo po pushon nga puna stafin, inteligjenca artificiale do ta bëjë punën

Më herët gjatë këtij viti, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për Rrjedhën Veriore 2, duke iu dhënë fund mospajtimeve për projektin pothuajse të kompletuar që mundëson dërgimin e gazit natyror të Rusisë në Gjermani, nën Detin Baltik.

Berlini dhe Uashingtoni janë pajtuar për të mbështetur bashkërisht Ukrainën, si dhe për ta luftuar Rusinë nëse e shfrytëzon energjinë për presion politik./REL/

 

 

Të fundit

Gjashtë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të...

“Nuk është e vërtetë!” Delegacioni i BE mohon ndërhyrjen në raportin e OSBE/ODIHR

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përgënjeshtruar aludimet e disa mediave shqiptare, ku pretendohet se ambasadori Silvio Gonzato-s ka ndërhyrë në raportin paraprak...

Xabi Alonso zgjedh Realin, pasuesi i tij mund të jetë legjenda e Barcelonës!

Erik ten Hag apo Xavi, cili është trajner më i zoti? Përgjigjja është relative, por mes tyre ka një garë të ethshme. Bayer Leverkusen në...

“Me ty, me ty, Ilir Meta”- Monika Kryemadhi publikon videon dhe falenderon mbështetësit

Monika Kryemadhi ka publikuar një video, ku një fëmijë shfaqet duke shprehur mbështetjen për Ilir Metën. Kryemadhi shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë e...

“Linda Rama, mision për të ringjallur fuqinë e demokracisë”. Intervista e De Castro

Ekonomistja dhe aktivistja Linda Rama është shumë më tepër sesa bashkëshortja e Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Gazetari Màrio de Castro e takoi për revistën...

Lajme të tjera

Web TV