Nëna e braktisi kur ishte 8-vjeç, Hugh Jackman: Babai lutej çdo natë që të kthehej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hugh Jackman ishte vetëm tetë vjeç kur nëna e tij, Grace McNeil, braktisi familjen në Australi dhe u kthye në Mbretërinë e Bashkuar. Aktori 52-vjeçar, e ka përshkruar më parë largimin e papritur së ëmës si një traumë, por duket se koha i shëron të gjitha plagët.

Hugh postoi një fotografi në Instagram, ku shfaqej duke u përqafuar me të ëmën, ndërsa të dy i buzëqeshnin ngrohtësisht njëri-tjetrit, shkruan “People”. Ai e shoqëroi foton me mbishkrimin: “Mami”.

Grace u largua nga Australia dhe u kthye në Angli, në vendin e lindjes në fund të viteve 70′, duke lënë burrin e saj, Christopher Jackman, të rrisë fëmijët i vetëm.

Në dhjetor të 2012-ës, Hugh tha në programin “Australian 60 Minutes” se ai ende e mbante mend mëngjesin kur ajo u largua.

“Mbaj mend që ajo kishte një peshqir rreth kokës dhe tha ‘lamtumirë’. Kur u ktheva nga shkolla nuk ishte askush në shtëpi. Babai lutej çdo natë që mamaja të kthehej”,- tha ai.

Për fat të mirë, Hugh dhe nëna e tij u pajtuan vite më vonë dhe duket se po jetojnë vitet e humbura.

 

Të fundit

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në...

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve...

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç,...

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV