Loredana konfirmon ndarjen nga Mozzik: Jemi të dy shumë kokëfortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Loredana ka konfirmuar ndarjen nga Mozzik përmes një postimi ne rrjete sociale. Reperja shprehet se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

Loredana shkruan se pavarësisht problemeve të tyre, ata kanë përgatitur një album dhe do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.

“Disa prej jush e keni vënë re se mes meje dhe Mozzit ka pasur probleme. Ne jemi të dy kokëfortë që s’bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte aq intensive saqë të dy e kuptuam se mund të qeshim së bashku për 10 orë në ditë, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Megjithatë, jam shumë e lumtur që arritëm ta bëjmë këtë album. Mozz dhe unë do të qëndrojmë në kontakt. Ai më bëri dhuratën më të mirë të jetës sime.

Faleminderit për mbështetjen tuaj, kënga jonë e re “Mit Mir” dhe albumi më 24 shtator. Faleminderit gjithashtu të gjithëve që na mbështesni të dy gjatë kësaj kohe”-shkruan Loredana.

 

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV