Amerika vret me dron planifikuesin e sulmeve të ISIS-K që lanë 170 të vdekur në aeroportin e Kabulit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas kërcënimit të presidentit të SHBA Joe Biden, se ata nuk do të falin dhe nuk do të harrojnë ata që organizuan sulmet me bombë në aeroportin e Kabulit, Komanda Ushtarake Amerikane thotë se ka vrarë liderin e ISIS-K.

13 ushtarë amerikanë dhe 170 civilë afganë e punonjës të sigurisë në Afganistan, mbetën të vdekur si pasojë e dy sulmeve vetëvrasëse me bombë në portat hyrëse të Aeroportit të Kabulit dy ditë më parë. Shteti Islamik i Provincës së Khorasanit (ISIS-K) mori përgjegjësinë për ngjarjen.

“Forcat ushtarake amerikane kryen një operacion kundër terrorizmit sot kundër një ideatori të ISIS-K. Sulmi ajror pa pilot ndodhi në Provincën Nangarhar të Afganistanit,” tha zëdhënësi i Komandës Ushtarake amerikane Bill Urban.

“Indikacionet fillestare janë se ne e kemi vrarë objektivin. Ne nuk dimë për viktima civile,” vazhdoi Urban.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha në një deklaratë të premten më herët se Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris ishin paralajmëruar nga ekipi i tyre i sigurisë kombëtare se “një sulm tjetër terrorist në Kabul ka të ngjarë”.

Biden dhe ekipi i tij tani po përgatiten për mundësinë e një sulmi tjetër terrorist në ditët e fundit të operacionit të evakuimit. “Kërcënimi është ende atje,” tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, SHBA ka evakuuar dhe lehtësuar evakuimin e rreth 109,200 njerëzve që nga 14 gushti.

Kush janë IS-K?

IS -K – Provinca Khorasan e Shtetit Islamik – është degë rajonale e grupit të Shtetit Islamik.

Ky është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan. IS-K u krijua në janar 2015 në kulmin e fuqisë së IS-it në Irak dhe Siri, para se kalifati i saj i vetëshpallur të shkatërrohej nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA.

Lexo edhe :  Ndodh edhe kjo! Majmuni i 'fik dritat' Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Ai rekruton xhihadistë afganë dhe pakistanezë, veçanërisht anëtarë të talibanëve afganë të cilët kanë parë organizatën e tyre si ekstreme. “Khorasan” i referohet një rajoni historik që mbulon pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit të sotëm.

Të fundit

Shqipëria emeton Eurobondin 650 milionë € me interes 5% dhe periudhë maturimi 10 vite

Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me...

Si reagon truri ndaj dashurisë, zbuloni faktet interesante

Dashuria është një koncept shumë dimensional dhe në një mënyrë ose tjetër mund të krijojë varësi. Por ndryshe nga varësitë e tjera, dashuria, ose të...

Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë

 Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme, kurse dosja i kaloi Prokurorisë Durrës- Dy raste të...

Berisha në arrest shtëpie shkoi në SPAK me makinën e tij/ Xoxa u shoqërua nga policia

Të gjithë e kemi parë live se, kur Sali Berisha ishte në arrest shtëpie paraqitej në SPAK me Benz-in e tij privat dhe i...

Asnjë nga partitë në Kosovë nuk i ka votat për të krijuar e vetme qeverinë pas zgjedhjeve

Nga rezultati preliminar i zgjedhjeve të nëntë shkurtit, asnjë prej partive nuk do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Sipas përllogaritjeve, Lëvizja Vetëvendosje do...

Lajme të tjera

Web TV