Zgjedhjet në basketboll, Avni Ponari konfirmohet sërish si president i FSHB-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 34 vota pro dhe vetëm 3 kundër, Avni Ponari ka fituar mandatin e tij të katërt në krye të Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Ponari garonte vetëm në këto zgjedhje, ndërsa edhe një herë pati mbështetje të gjerë nga komuniteti i sportit të koshit.

Në fjalën e tij përshëndetëse dhe përmbyllëse të Asamblesë, z. Ponari ka bërë një resume për kandidaturën e tij të vetme, duke premtuar se besimi i dhënë do të shpërblehet me punë dhe angazhim maksimal.

“Prioritetet tona janë zhvillimi i basketbollit, përafrimi i tij me basketbollin modern dhe rritja e konkurrencës në të gjitha disiplinat basketbollistike.

Puna e përbashkët në shërbim të misionit dhe ambicieve, duhet të na udhëheqë të gjithëve!

Suksese basketbollit!”

Avni Ponari tashmë do të certifikojë edhe mandatin e tij të katërt si president i FSHB-së në asamblenë zgjedhore.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV