Plator Nesturi: Qeveria e re unison i vazhdimësisë me të renë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U formua qeveria e re “Rama 3” me konfirmimin e disa ministrave të kabineteve të mëparshme dhe me katër ministra të rinj. Si i vlerësoni zgjedhjen e Ramës?

Mandati i tretë i socialistëve është një rrugë e pashkelur në eksperiencën politike të pluralizmit shqiptar. Në këtë kontekst përbërja e kabinetit të ri përbënte një kuriozitet që nuk kish të bënte thjesht me emrat por dhe me filozofinë me të cilën do të ndërtohej dhe për objektivat që ka si qeveri. Në rast se do të kishim të njëjtët emra, pas tetë vitesh në pushtet, kjo mund të përbënte një vetkënaqje të maxhorancës dhe që nuk do të përconte të reja në filozofinë qeverisëse. Ndryshimi dhe aftësia për të marrë përsipër sfida të reja, si në objektiva qeverisëse ashtu dhe me futjen e njerëzve të rinj në ekipin drejtues, për mua është dëshmi që maxhoranca ka ende forcë për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe përballimin e sfidave të kohës. Nëse shohim kabinetin e ri qeverisës shohim se ka ndryshime të thella nga kabineti i parë por dhe ai i mandatit të dytë. Figura e vetme që i lidh të tre mandatet është vetëm kryeministri Rama. Po ashtu ministri Ahmetaj që pas mandatit të parë si ministër, në mandatin e dytë pati një periudhë të pjesshme pause, është figura që ka marrë sërish besimin për tu vendosur si numri dy i qeverisë. Nga figurat e tjera të njohura të mandatit të parë, si ministrat Peleshi dhe Kumbaro, ata gjatë mandatit të dytë u morën me detyra partiake, përjashtuar muajt e fundit ku Peleshi u vendos në krye të ministrisë së Mbrojtjes. Ndër ministrat e tjerë vërejmë Ballukun, Spiropalin të cilët kanë qenë aktivë dhe ecur në karrierë gjatë mandatit të dytë të socialistëve. Duke shtuar dhe emrat e rinj në kabinet, duket se kemi një ndërthyrje kontributesh të figurave si nga mandati i parë ashtu dhe nga mandati i dytë qeverisës. Në atë aspekt duket se Rama ka qenë i vëmendshëm për të krijuar një unison ku nga vazhdimësia vijohet drejt të resë dhe kontributeve të pritshme.

Shumë prisnin që Rama të rinovonte kabinetin edhe për imazh, pasi edhe vetë në deklarata publike këmbëngulte se një ministër nuk duhet të qëndrojë më shumë se pesë vite. Përse kjo lëvizje e Ramës? A ka tentuar të ruajë balancat ekzekutiv-parti?

Kabineti është i rinovuar, pasi shumë nga figurat që mendohej se do të ishin pjesë e tij, tashmë shihet se nuk janë. Dhe kuptohet që trysnia nuk ka qenë e paktë, sidomos për figura të cilat me kontributin e tyre dhanë rezultate të papritura e të suksesshme në qarqet që drejtonin. Në këtë aspekt logjika ta do që do të shpërbleheshin me përfshirjen e tyre në kabinet. Por kjo nuk ndodhi. Nga ana tjetër dhe fakti se ministrat nuk do të kenë më shumë se pesë vjet në krye të dikasterit, kjo përgjithësisht është respektuar. Ndoshta është vetëm Ahmetaj që ka më shumë kohë në pozicion drejtues, por dhe kjo është në varësi të performancës dhe objektivave që ka vënë kryeministri për qeverinë që drejton. Gjithsesi ky është një element që nuk gre shumë peshë dhe nuk mund të mbetemi pre e deklaratave që kanë patur një efekt të caktuar në një tjetër kohë e në tjetër konteks. E veçanta e këtij kabineti qeveritar është sidoqoftë diçka tjetër, që ndodh për herë të prë jo vetëm në Shqipëri, por besoj dhe në botë. Fakti është që mbi 70% e posteve ministrore janë rrëmbyer nga gratë, çka përbën një risi të papritur. Kemi shkuar përtej barazisë gjinore, aq sa duhet shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të burrave në politikë. Përtej shakasë, fakti i shumicës së ministrave nga gjinia femërore nuk do të mbetej brenda kufijve të një lajmi sensitiv e kureshtar, nëse performanca e tyre do të jetë në përputhje me besimin që iu është dhënë dhe me përmbushjen e detyrës shtetërore që kanë marrë përsipër. Dhe këto të fundit kanë më shumë vlerë për tejkalimin e shuëm sfidave që ka përpara vendi.

Lexo edhe :  Fatkeqësitë natyrore dhe korrupsioni i monitoruar edhe nga shoqëria civile

Kryeministri bëri një lëvizje të fortë sa i takon pjesës drejtuese në parti. Taulant Balla nga më i votuari si deputet, lëvizi nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, madje edhe nga qarku Elbasan si drejtues politik në Fier. A është një strategji e Ramës për të mos pasur “superdeputetë” që bëjnë “presion” me mbështetjen lokale?

Eksperienca poltike ka dëshmuar se kur një parti merr maxhorancën dhe votëbesimin për të drejtuar vendin, figurat qëndrore të saj përzgjidhen si pjesë e kabinetit qeverisës. Kështu ka ndodhur përgjithësisht. Dhe rasti i PD ka qenë qartazi i tillë. Tek PS ka ekzistuar një eksperiencë ndryshe. Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm ka qenë për 25 vjet rradhazi Gramoz Ruçi, që mori një post si kryetar Kuvendi vetëm gjatë mandatit të kaluar. Por kjo nuk e bënte një figurë pa fuqi brenda PS megjithëse nuk futej pjesë e qeverisë. Po kështu dhe Taulant Balla, ndonëse nuk ka qenë pjesë e kabinetit, ka qenë në kurbë rritjeje si kryetar i Grupit parlamentar dhe si Sekretar i Përgjitshëm i PS. Kjo normë e pashprehur zyrtarisht ku drejtuaesit organizativë në PS nuk kanë lëvizur drejt pushtetit por janë marrë me struktuar e brendshme të partisë, duket se i kanë dhënë një konsolidim më të madh dhe ku puna vijon në mënyrë të njëtrajtshme pavarësisht faktit nëse PS është në pushtet apo në opozitë. Nëse kujtojmë rastin e PD, ku të gjitha figurat qëndrore shknin drejt qeverisë sa kohë ishin në pushtet, kjo sillte një shkëputje nga partia dhe haxhim enbergjie dhe kohe për të rivendosur në biosht strukturat e partisë sa herë që PD kalon në opozitë. Në këtë aspekt pra, në atë të ndjekjes së problemeve të brendshme organizative në çdo kohë, PS ka një eksperiencë më të mirë. Nga ana tjetër, duke marrë parasysh faktin se PS ka tetë vite në pushtet dhe kjo mund të ndikojë në lëshimin e strukturave në aspektin organizativ, ndoshta Rama ka menduar të fusë një sistem gare midis drejtuesve të ndryshëm për të mos lejuar përisht rrezikun e shthurjes. Fakti që në parti janë futur figurat më me ndikim në PS, duke filluar nga Damian Gjiknuri si Sekretar i Përgjithshëm por dhe ish ministra të tjerë në role organizative, dëshmon se Rama nuk kërkon vetëm suksesin nëpërmjet qeverisjes të mandatit të tretë, por dhe duke temperuar gjithë makinerinë politike të PS, e për ta patur të gatshme për çdo sfidë elektorale në të ardhmen.

Lindita Nikolli u propozua si kandidate për Kryetare e Kuvendit dhe njihet për një natyrë të qetë. Si e shihni që Parlamentin e drejton një grua për herë të dytë?

Në deklaratat e para pas fitores së zgjedhjeve Rama ka qenë i kujdesshëm me opozitën. Përveç ftesës për të bashkëpunuar me të, duke mos patur asnjë kufizim për nivelin e bashkëpunimit, edhe gjuha që pa patur për PD, pavarësisht se akuzat dhe gjuha e ashpër e tyre nuk ka reshtur, ka qenë e moderuar. Po ashtu, dhe në forumet e PS Rama ka dhënë orientim se në parlamentin e ardhshëm, se prej deputetëve të PS pret që të kenë një komportim bashkëpunues dhe aspak fyes ndaj opozitës. Në këtë vizion që ka Rama ku parlamenti i ardhshëm të mos jetë arenë beteje dhe me skena fyerje dhe sharje, mendoj se figura e Lindita Nikollit si Kryetare e Kuvendit, i përshtatet më së miri kësaj ideje. Qetësia dhe tonet e buta e bëjnë një imazh të ndryshëm dhe nga rasti i Topallit, si e para grua e zgjedhur Kryetare Kuvendi. Gjithësesi se si do të jetë atmosfera në parlamentin e ardhshëm, këtë duhet ta shohim në vijim dhe së pari nga qasja që do të ketë PD në parlament, çka do të thotë se jo detyrimisht mund të përputhet me vizionin që ka Rama për një parlament të qetë.

Të fundit

Instagram me ndryshime të reja, fillon të kufizojë “përmbajtjen politike”

Kompania Meta ka nisur të praktikojë një opsion të ri në Instagram dhe Treads, i cili është kufizimi i...

Meta jep lajmin e mirë: Do rriten pagat për sektorin publik, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë...

Vënia në pranga dhe dorëheqja e Goros, OMONIA ngre pikëpyetjet për pronat në Himarë

Komuniteti grek në Shqipëri, OMONIA ka reguar pas arrestimit dhe dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë të Himarë, Jorgo Goro. Në deklaratën e tyre, thuhet se...

Çfarë po ndodh? Një tjetër ish-kryebashkiak socialist paraqitet në SPAK (Emri)

Ish-kryetari i bashkisë së Sarandës Stefan Çipa është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se ish-kryebashkiaku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve. Zyrtarisht...

“Investimet e huaja janë rritur”/ Rama: Ekonomia shqiptare ka marrë një vlerësim të mirë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ka potenciale për të vjelë investime të huaja. Ai tha se kërkesa për Shqipërinë rritet në mënyrë eksponenciale. Sipërmarrja...

Lajme të tjera

Web TV