Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe mbante armë pa leje, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe mbante me vete armë gjahu pa leje.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Mabë, kanë ndaluar një automjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi me inicialet B.B. Në momentin që ky automjet është ndaluar nga punonjësit e Policisë dhe po i nënshtrohej kontrollit, drejtuesi i mjetit i mjetit ka rezultuar që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.02 mg/ l.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjet edhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.B., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut” dhe ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Çela takon Prodën, masa për hetimin e shpejtë të krimeve zgjedhore

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela është takuar ditën e sotme me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir...

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, sanksionet deri në 10 milionë euro

Ligji i ri “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” përcakton rregullat për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale...

Kjo është Zonja e parë e re e Sirisë, por çfarë dihet deri më tani për të?

Latifa al-Daroubi është zonja e re e parë e Sirisë, ajo është bashkëshortja e Ahmed al-Sharaa, presidenti i përkohshëm i Sirisë pas rrëzimit të...

Pesë gjërat që prindërit nuk duhet t’i diskutojnë para fëmijëve të tyre

Prindërit duhet ta respektojnë fëmijën dhe të vendosin kufij të rreptë midis çështjeve që i shqetësojnë dhe atyre që nuk i shqetësojnë. Psikologët theksojnë se...

Shën Valentini po afron!Shenjat e Horoskopit që dita e të dashuruarve do t’i gjejë beqarë

Dita e Shën Valentinit po afron, çiftet po përgatiten të mbushin rrjetet sociale me histori dashurie dhe foto me çokollata në formë zemre. Por nga...

Lajme të tjera

Web TV