Lindita Nikolla merr detyrën: Bashkë duhet të bëjmë Kuvendin pasuri publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalimin e parë si kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla, u shpreh se do të jetë e angazhuar që Kuvendin e Shqipërisë ta kthejë në një pasuri publike.

‘Faleminderit. Të dashur qytetarë shqiptar. E nderuar drejtuese e seancës. Të nderuar kolege e kolegë deputetë. Të jem sot para jush, para popullit shqiptar, për të qenë e para në Kuvendin e Shqipërisë, është një nder që nuk thuhet dot me fjalë. Përkushtimi ndaj Republikës, Kushtetutës dhe ligjit kanë qenë përherë detyrë për mua. Sot bëhen përgjegjësi ende më e lartë. Sot marr një angazhim të fortë, por të sigurt, për të drejtuar punën tonë të përbashkët me debat, por jo ngritje, bashkëpunim, e jo përçarje. Dua të falënderoj zotin Ruçi për modelin që krijoi në karrierën politike.

Ky Kuvend është rezultat i zgjedhjes së lirë të zgjedhjes së 25 prillit. Shifrat dhe faktet zgjedhore, e madje as përkatësia ime politike nuk do të jenë ylli i karvanit në detyrën që marr përsipër. Për mua pakicën dhe shumicën do i dallojnë numrat. Bashkë Kuvendin duhet ta bëjmë një pasuri publike, e jo një problem për publikun. Të mos kërkojmë përgjigje të majta apo të djathta, por të drejta. Në këtë sallë armiku s’jemi ne. Ne jemi individë me pikëpamje të ndryshme dhe të kundërta.

Opozita është një mundësi për të kontrolluar shërbyesit publik, dua të theksoj se opozita do të ketë hapësira të plota për të kontribuar në qeverisje. Nëse do të ndjeheni të penguar në ushtrimin e këtyre përgjegjësive demokratike unë do të jem në krahun tuaj. Duhet të jemi të ndershëm më njëri tjetrin nëse duam që të jemi të ndershëm më Shqipërinë. Kuvendi do të vazhdojë që të kontribuojë për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

Lexo edhe :  “Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Arkend Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

Kuvendi në vijim të kuadrit ligjor do të vijojë me përpjekjen që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë edhe shqiptarët e diasporës. Shqipëria do të vijojë të jetë shembulli i një vendi solidar e mikpritës për njerëzit që rrezikohen nga lufta. Unë kam besim se në realizimin e këtyre qëllimeve Kuvendi i Shqipërisë nuk do të jetë vetëm. E djeshmja iku, e nesërmja akoma s’ka ardhur kemi vetëm të sotmen e lë t’ja fillojmë. Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët.’- tha Nikolla.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV