Kim Kardashian shkakton “tërmet” me veshjen e saj në New York

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Kardashian është duke bërë një tjetër deklaratë të guximshme me stilin e saj.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 40-vjeçe, ka lënë të gjithë të befasuar të shtunën në një kostum të zi lëkure të markës Balenciaga gjatë arritjes në New York përpara evenimentit të “Met Gala”.

Kardashian u fotografua teksa dilte nga një makinë luksoze me një veshje interesante krejtësisht në të zeza përfshirë pantallona të tillë e çizme të njëjta. Më e rëndësishmja, fytyra e saj nuk shihej fare për shkak të një maske që mbante e cila kishte vetëm një hapje në pjesën e pasme për bishtin e gjatë.

Themeluesja e “Skims” etiketoi stilistin e Balenciaga, Demna Gvasalia, gjersa ndau poza të ndryshme me këtë lloj stili në Instagram.

Ajo postimin e kompletoi me një ‘emoji’ thike.

Muajin e kaluar, Kim gjithashtu u shfaq me një veshje të tillë për albumin “Donda” të ish-bashkëshortit Kanye West në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta.

Fëmijët e çiftit, vajzat North , 8 vjeçe dhe Chicsgo, 3, dhe djemtë Saint , 5 e Psalm , 2 vjeç, gjithashtu ndoqën ngjarjen dhe u koordinuan me prindërit e tyre me veshje të zeza.

“Met Gala” do të mbahet nesër (13 shtator) dhe pjesëmarrësit do të vaksinohen e të vendosin maskat brenda.

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV