Dafina Zeqiri nominohet për çmimin qeveritar të Suedisë në muzikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dafina Zeqiri njihet nga të gjithë si këngëtare shqiptare, por ajo është po aq e njohur dhe e pëlqyer edhe në Suedi, vendi ku ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së saj.

Këngëtarja, e cila pritet të nxjerrë në treg albumin e saj më të fundit, është nominuar nga qeveria suedeze për Çmimin e Eksportit të Muzikës. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Muzikantët suedezë kontribuojnë në drejtimin e vëmendjes në Suedi dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam në gjendje të prezantoj sot kandidatët për çmimin qeveritar të eksportit muzikor 2020.

Të nominuarit janë@dafina.zeqiri, @garmarna_official, @ludëiggoransson, Nea dhe Oscar Holter. Të gjithë përfaqësuesit shumë të mirë të muzikës suedeze çuditen dhe në këtë mënyrë kanë kontribuar në eksportet suedeze dhe për ta vënë Suedinë në hartën globale të muzikës. Fituesi do të shpallet brenda një jave!“, shkroi ajo.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV