Atentat ndaj Zoran Zaev, ndërhyjnë Shërbimet Sekrete të Greqisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimet Sekrete të Greqisë kanë shmangur një atentat ndaj Zoran Zaevit.

Vetëm pak muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës nga Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, Shërbimet Sekrete të Greqisë i kane shpetuar jeten kryeministrit te Maqedonise se Veriut pasi kane zbuluar nje tentative per ekzekutimin e tij.

Lajmin ne fjale e ka bere me dije gazeta Vradhini e se dieles e cila u referohet burimeve te saj ne Ministrie e Jashtme te lidhura ngushte me Sherbimin Inteligjent te Greqise. Sipas ketyre burimeve , pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Shkupit me 69 vota më 20 qershor (Marrëveshja u nënshkrua në 12 qershor në fshatin Psarades të Florinës në Prespë), tensioni politik arriti kulmin në vendin fqinj.

Opozita e udhëhequr nga VMRO, me lider Kristian Mickovskin (i cili zëvendësoi Nikolla Gruevskin, por që atëherë konsiderohej një përkrahës i tij), e kishte polarizuar klimën në një nivel të rrezikshëm, në një vend ku tentativat për vrasje nuk ishin të panjohura.  Shërbimet sekrete greke informojnë kryeministrin e atëhershëm Alexis Tsipras se ka lëvizshmëri të madhe në Shkup, kundër Zaevit dhe Athina menjehere lajmeron shërbimet amerikane, të cilat i dinin reagimet, por nuk njihnin  thellësinë e tyre.

Gjithashtu jane vene re perpjekjet e organizatave te fuqishme të Maqedonasve të Australisë dhe Kanadasë qe jo vetem  shprehnin zemërimin e tyre por edhe kane financuar  reagimet në Shkup, si dhe jane perpjekur te mos ratifikohet marreveshja ne parlament.

Përpjekja dyshohet se u financua pikerisht nga keto organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës të vendeve të treta, të cilët shfaqen në Shkup, si agjentë tregtarë ose… drejtues të medias.

Lexo edhe :  Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte në muzeun ukrainas

Në të njëjtën kohë, shërbimet e inteligjencës greke informojnë Ministrinë e Jashtme se “një veprim agresiv kundër Zoran Zaef është i pashmangshëm”, pa asnjë provë të vërtetuar që çon në diçka më specifike. Kryeministri i atëhershëm Tsipras udhëzon Ministrinë Jashtme të informojë autoritetet kompetente të vendit fqinj, dhe Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, ishte i pari që u informua dhe me pas ka nojftuar edhe kryeministrin , Zoran Zaef në detaje.

Sipas gazetes kane qene vete agjentet amerikane qe kane marre ne mbrojtje  kryeministrin e Maqedonise se Veriut dhe u kane derguar mesazhe ambasadave të huaja dhe VMRO -së që ata ” dinë gjithshka”. Dhe ne ato muaj  Zoran Zaef kishte të njëjtën mbrojtje si presidenti amerikan, ndaj dhe sic duket eshte hequr dore nga tentativa per vrasje e planifikuar ndaj tij.

Padyshim sipas mediave greke ky zbulim jep vetem majën e ajsbergut dhe ka ende shumë aspekte të çështjes.Lajmi ne fjale publikohet nga te gjitha mediat e Greqise ,pasi behet fjale per nje zhvillim qe pasoi nje prej marreveshjeve me te rendesishme ne Ballkan ne dekadat e fundit e cila u arrit me shume perpjekje e diplomaci nga te dy palet dhe pati e vazhdon te kete reagime kunder dhe pro saj./Top Channel

Të fundit

“Berisha, ‘Putin i vogël dhe qesharak’”/ Humbja e thellë, ajo parti do shkërmoqët më tej

Analisti Ilir Demalia komentoi zhvillimet e fundit në aspektin politik në vendin tonë, pas zgjedhjeve të 11 majit. Demalia...

A do tërhiqet PD nga kontrata e lobimit 6 milionë USD? Ja si përgjigjet Berisha

Teksa foli për atë që e quajti “farsë zgjedhore”, kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD do të tërhiqet nga...

U vra teksa ishte live në TikTok, Valeria Márquez u tradhtua nga shoqja e ngushtë?

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj në sallonin e saj të bukurisë në Zapopan,...

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave. Burime...

Lajme të tjera

Web TV