“Nuk mund të jetoja dot pa të”/ Vrau ish të dashurën e më pas veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një krim i rëndë ka ndodhur në Rodos, në Greqi, ky një 40-vjeçar ka zënë në pritë ish të dashurën e tij. 31-vjeçarja me profesion mësuese, po dilte nga makina e saj kur u qëllua me dy plumba nga ish-partneri i saj i cili po e priste brenda një makinë që kishte marrë me qira, dhe  ishte i shoqëruar dhe më një person tjetër.

Ai qëlloi me ftohtësi ndaj ish-të dashurës dhe më pas u largua në drejtim të paditur. Por menjëherë pas kësaj, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, në një distancë të shkurtër nga shtëpia e viktimës, pasi kishte kryer vetëvrasje.

Raportohet se ai la një shënim në të cilin shkruante se ‘nuk mund të jetonte pa vajzën që vrau’. Viktima ishte një mësuese në një departament të arsimit special, dhe ajo kishte pasur një marrëdhënie personale me autorin, të cilën dyshohet se e ndërpreu rreth një muaj më parë.

Burrat e Sigurimit të Rodos mbërritën në vendin e krimit dhe gjetën dy gëzhoja nga arma e gjahut dhe tashmë kanë filluar të marrin dëshmi nga dëshmitarët okularë. Trupi i 31-vjeçares u transportua në spitalin e Rodosit, ku do të kryhet autopsia.

 

Të fundit

Socialistët e Spanjës fitojnë votën katalanase, ja çfarë ndodhi me partitë pro-pavarësisë

Socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez kanë fituar zgjedhjet rajonale të Katalonjës pasi partitë pro-pavarësisë humbën terren. Partia Socialiste Katalane...

Çfarë përmban ushqimi që hani? Tabela periodike e ushqimeve ju tregon

Një projekt ndërkombëtar dëshiron të bëjë të njohura të gjitha përbërjet organike të pranishme në ushqimin që hamë. Për të përmirësuar shëndetin dhe sigurinë...

Kur ta pranoni dhimbjen tuaj, do të mësoni të kujdeseni për veten

Lotët shpesh përjetohen si armiq, diçka për t’u mbajtur ose fshehur, të shoqëruara me dhimbje. Megjithatë, janë shprehje e një emocioni, dhe është e...

13 maj 1917/ Tre fëmijë raportojnë shfaqjen e Zonjës së Fatimas, në Portugali

Mrekullia e Diellit e njohur gjithashtu si mrekullia e Fátimës, është një seri ngjarjesh që raportohet se kanë ndodhur mrekullisht më 13 tetor 1917,...

Origjina e Kamo’oalewa, ” pothuajse-hëna” e Tokës është zbuluar

Unë studioj një udhëtim të ri, në Kamo'oalewa, i cili filloi nga krateri hënor Giordano Bruno. Do të ishte konfirmim që asteroidi është një...

Lajme të tjera

Web TV