Vettingu/ ONM kërkon zgjatjen e mandatit të KPK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbështet nismën e mazhorancës për ndryshime kushtetuese për t’i zgjatur mandatin kushtetues Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vijimin e procesit të Vettingut për gjykatësit dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, në një prononcim për medie, të publikuar edhe në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, nënvizon domosdoshmërinë e shtrirjes së afateve kohore të KPK-së dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë.

Sa i përket afateve të sakta, ONM thotë se këtë duhet të bëjnë vetë autoritetet shqiptare, në konsultim me Komisionin e Venecias.

“Në përputhje me mandatin e monitorimit që i është dhënë ONM-së nga Kushtetuta e Shqipërisë, ONM konsideron se është me rëndësi parësore që të përfundojnë të gjitha rastet e verifikimit në pritje në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit. Për të arritur këtë rezultat, është e nevojshme një zgjatje e kufizuar në kohë e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publikë. Kjo do t’i lejojë dy organet të përfundojnë të gjitha rastet në të cilat ka filluar hetimi. Është në kompetencën e autoriteteve shqiptare të përcaktojnë afatet e sakta të një shtrirjeje të tillë, në konsultim të ngushtë me aktorët përkatës, përfshirë Komisionin e Venecias”, thuhet në reagimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

 

 

Në qershor të 2022, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkalla e parë e vetingut, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka bërë thirrje edhe opozitës që të bashkëpunojë për ndryshimet kushtetuese për shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik.

Lexo edhe :  Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

Për të bërë këtë, mazhoranca nuk i ka e vetme votat e mjaftueshme në Kuvend (77 nga 94 që i duhen), për këtë arsye është e nevojshme bashkëpunimi me opozitën.Kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare ku u votua programi politik dhe qeveria e re, u shtriu sërish dorën opozitës, megjithatë theksoi se në rast se nuk do të kenë gatishmërinë e tyre, për Reformat e rëndësishme si ajo Zgjedhore apo Kushtetuese, do e bëjnë me popullin.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV