Trafikonin drogë drejt Italisë, arrestohen 5 persona mes tyre 3 shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë persona janë arrestuar nga policia italiane, tre prej të cilëve janë shtetas shqiptare. Ata akuzohen për trafik të lëndëvee narkotike të llojit kokainë. Mediat italiane raportojnë se dy italianët e arrestuar mësohet se ishin të moshës 45 dhe 52-vjeç, ndërsa tre shqiptarët ishin të moshave 22, 27 dhe 55-vjeç.

Këta persona thuhet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin kokainë nga Shqipëria dhe baza e logjistikës ishte në Brad. Mësohet se grupi drejtohej nga një prej të arrestuarve, që njihet edhe me nofkën “Bisha”, dhe për këtë arsye edhe operacioni i policisë u kodua me këtë emër.

Sipas mediave italiane, të arrestuarve u është kapur një sasi prej 3 kg kokainë si dhe 25 mijë euro cash./MCN.tv

Të fundit

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Lajme të tjera

Web TV