Covid-19/ Ashton Kutcher dhe Mila Kunis të shqetësuar për fëmijët e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja dhe producentja e njohur amerikane, Mila Kunis dhe bashkëshorti i saj Ashton Kutcher janë të frustruar që fëmijët e tyre nuk mund të vaksinohen kundër COVID-19. Sipas autoriteteve shëndetësore, vaksinimi nuk është i lejuar për fëmijët nën 12 vjeç. Çifti mendon se është e çuditshme që vaksinat janë të licencuara vetëm për ata të moshës mbi 12 vjeç dhe nuk e kuptojnë se pse data e miratimit vazhdon të shtyhet për arsye të paqarta. Mila dhe Ashton kanë dy fëmijë, Wyatt dhe Dimitri, të moshës gjashtë dhe katër vjeç. Këtë të mërkurë, aktorët folën për mbrojtjen e familjes së tyre nga COVID-19 në një intervistë të fundit për “People”. Aktorja u shpreh se:

Është e çuditshme sepse çdo ditë thonë se do të miratohet si vendim në datën X dhe pastaj shtyhet dhe shtyhet e unë shpresoj se po shtyhet për disa arsye më shumë, për të mirën e tyre por jo.

Ndërsa Ashton shtoi:

Kush prind dëshiron që fëmija e tij të infektohet me COVID-19 dhe më pas të mbyllet shkolla e fëmijës tënd që i pengon ata të arsimohen sepse nuk u vaksinuan? Edhe nëse jeni të vaksinuar, përsëri mund të infektoheni me COVID-19 dhe t’ia ngjisni fëmijës tuaj, ata prapë mund të sëmuren dhe të mbyllin të gjithë shkollën. Kush dëshiron të jetë ai person? Askush.

Ditët e para të pandemisë nuk ishin të lehta për ta, por Mila dhe Ashton u përpoqën ta kalojnë duke u argëtuar me fëmijët e tyre dhe u siguruan që ta diskutonin situatën e COVID-19 dhe t’ju tregonin atyre se duhet të kishin kujdes. Aktori tha se:

Ne jemi të lumtur për faktin se fëmijët tanë janë të vegjël dhe ende duan të dalin me ne dhe të kalojmë kohë së bashku si familje. Mendoj se e gjithë kjo situatë ishte e frikshme, por ne folëm shumë për të. Ata nuk e njohin shumë jetën me maska, por për ta është një mësim i mirë për të treguar më shumë kujdes. Për të gjithë ne, mendoj se është një zgjim i mirë dhe na bën të kuptojmë se sa i rëndësishëm është shëndeti dhe jeta jonë.

Lexo edhe :  Alba Pollozhani dhe Lim Hoti në pritje të ëmbël?Ja arsyeja e largimit të çiftit nga Ferma

Nga ana tjetër Mila tha se:

Ne kurrë nuk punojnë në të njëjtën kohë për t’u siguruar që njëri nga ne është gjithmonë pranë fëmijëve.

Ditën e martë, Kunis befasoi Ellen DeGeneres, kur ajo u shfaq në emisionin e saj “The Ellen Show”, si bashkë-prezantuese. Në një moment, DeGeneres pyeti për deklaratat e saj në lidhje me higjienën e fëmijëve.

Në fillim të këtij viti, Mila dhe bashkëshorti i saj bënë bujë kur u shfaqën në podcastin e Dax Shepard’s “Armchair Expert” dhe u shprehën se nuk i lajnë fëmijët e tyre çdo ditë. Gjatë një interviste ata u shprehën se rutina e fëmijëve të tyre, Wyatt Isabelle dhe Dimitri Portwood lidhur me dushin nuk është e përditshme, por vetëm atëherë kur duket ndonjë papastërti në ta.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV