Veliaj dhe Kushi inaugurojnë shkollën e re “Hasan Vogli” në Tiranë: “Po krijojmë kudo të njëjtin standard”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon turin e inaugurimit të shkollave të reja që po hapen këtë vit të ri arsimor në kryeqytet. Sot kryebashkiaku Veliaj së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi, inauguruan shkollën e re 9-vjeçare “Hasan Vogli” në Njësinë 9 në kryeqytet.

Veliaj tha se ky investim i ri, përveç nxënësve dhe mësuesve do u shërbejë edhe banorëve, pasi do i japë një tjetër vlerë gjithë kësaj zone. “Shkolla “Hasan Vogli” me gjasë do imponojë këtë estetikë dhe këtë kulturë në gjithë këtë komunitet. Unë mezi pres të marr aplikimet nga pallatet përreth. Bashkia paguan 50% të veshjes me kapotë, Bashkia paguan 50% ndërhyrjes në tarracë, Bashkia paguan 50% që të vihet një ashensor. E bukura të imponon një sjellje qytetare. Po krijojmë një standard”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se Bashkia Tiranë duhet të përballet me gjyqe ku kërkohet heqja e kangjellave që mbrojnë fëmijët kur dalin në rrugë. “Na ka ndodhur që humbasim gjyqe për kangjellat që i vëmë në rrugë për të ruajtur fëmijët që dalin nga shkolla. Del njëri që ka një gomisteri, apo një lavazh dhe i thotë gjyqtarit: “ja lekët, m’i hiq kangjellat që ka vënë Bashkia”. Fakti që sot kemi gjyqtarë që për një bakshish, për një drekë japin vendime banale që rrezikojnë jetën e fëmijëve do të thotë që misioni i “Hasan Voglit” nuk ka mbaruar akoma”, tha Veliaj.

Ministrja Evis Kushi gjatë fjalës së saj theksoi se viti 2021 do të mbahet mend si viti kur janë ndërtuar më shumë shkolla të reja se çdo vit tjetër.

“Kemi më shumë shkolla të reja me standarde bashkëkohore, të forta, të sigurta, me laboratorë e terrene sportive. Përfitues nuk janë vetëm nxënësit dhe mësuesit por të gjithë anëtarët e komunitetit, pasi këto shkolla kthehen në qendra sociale, kulturore e artistike për të gjithë komunitetin. Por nuk mjafton vetëm një ndërtesë e bukur për të pasur një arsim cilësor por na duhet që edhe mësuesit të jenë profesionistë të aftë e të përkushtuar.

Lexo edhe :  "Po vjen momenti i transformimit të Lushnjës dhe Divjakës", Rama: Duam mandatin e katërt

Prandaj ne i zgjedhim më të mirët që kur fillojnë studimet për mësuesi. Jo çdo maturant mund të studiojë për mësuesi, por vetëm ata që kanë mesatare të lartë, sepse ne duam që mësuesit për fëmijët tanë të jenë më të aftët. Edhe pasi diplomohen e marrin liçencën ata duhet të punësohen nëpërmjet portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, i cili karakterizohet nga transparenca dhe meritokracia”, tha ajo.

Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli” është një nga 10 shkollat e reja dhe dy kopshtet që po hapen për fillimin e vitit të ri shkollor në Tiranë, duke mirëpritur nxënësit me kushte më moderne dhe standarde europiane.

Të fundit

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

Situatë e tensionuar është raportuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr. 17 në Klos, ku komisionerët, vëzhguesit...

OSBE-ODIHR raport paraprak: Pati disa incidente, votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë

OSBE-ODHR paraqiti sot një raport ngagjetjet për procesin zgjedhor. “Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë”, tha përfaqësuesja...

Voto ,zgjidh, kërko llogari!

Nga Mentor Kikia Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën! A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e qeverisë së saj për...

Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash

Drejtori i spitalit të Lushnjës, Roland Ziu dyshohet për blerje votash. Policia e Fierit ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për veprën penale...

Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, arrestohet 40-vjeçari i dënuar në Itali

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar në aeroportin e Rinasir, i cili ka tentuar të hyjë në Shqipëri me identitet flas. Shërbimet e Policisë...

Lajme të tjera

Web TV