Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Fundi politik i politikanëve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera e re në fuçinë e vjetër

Nga ROLAND QAFOKU

Është e rëndësishme se si të futesh në politikë, por më shumë e rëndësishme është se si të dalësh prej saj. Këtë perlë rregullatore të politikës perëndimore të nxjerrë nga përvoja e atyre që kanë bërë histori ka gjetur zbatim në Shqipëri me pikatore. Në këto 31 vjet Shqipëria politike ka prodhuar jo pak personazhe që kanë bërë politikë, kanë qenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes dhe kanë krijuar profile interesante duke dominuar skenën, por shumë pak prej tyre kanë ditur të dalin nga kjo skenë.

Një pjesë e tyre kanë mbijetuar gjatë në kohë dhe ende vijojnë të jenë të tillë pa e menduar ende largimin. Një pjesë kanë patur jetëgjatësi të admirueshme, por politika i ka nxjerrë jashtë në rrethana të caktuara. Të tjerë gëzojnë pensionin dhe shikojnë të tërhequr historinë që kanë lënë pas. Ndërsa disa janë zhdukur edhe nga memoria. Institucioni i dorëheqjes nga detyra ka funksionuar pak, por ai i dorëheqjes nga politika ka funksionuar edhe më pak. Për ironi të fatit, kryeministri i parë i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, është i pari politikan që ka dhënë dorëheqjen si kryeministër por edhe nga politika. Por që pasardhësit e tij që vazhdojnë edhe sot nuk e kanë marrë atë si modelin më të mirë për këtë cilësi.

FATOS NANO (1990-2005). 3 HERË KRYEMINISTËR, 4 VJET BURG DHE 53 VJEÇ U DORËHOQ NGA POLITIKA

Fatos Nano është një nga dy politikanët më me influencë në politikën shqiptare pas vitit 1990. Ai u largua nga drejtimi i Partisë Socialiste sapo humbi zgjedhjet e 2 korrikut të vitit 2005. Nano njëkohësisht u largua edhe nga politika duke u bërë i vetmi politikan që e mbylli ciklin e vet politik me vullnetin e vet. Tre herë kryeministër, zëvendëskryeministër dhe deputet dhe 14 vjet kryetar i Partisë Socialiste, ai është madje i vetmi politikan i rangut të lartë në këto 31 vjet që ka bërë burg. Dhe çfarë burgu! Ai u arrestua më 31 korrik 1993, u dënua me 14 vjet burg për vjedhje në favor të të tretëve dhe u lirua më 13 mars 1997 pas 1516 ditëve burg. Për influencën që pati, për politikën që prodhoi, me të mirat dhe defektet e saj, e gjithë kjo periudhë mund të quhet edhe era e Fatos Nanos. Duhet theksuar se dy herë Fatos Nano ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryeministrit. Dorëheqja e fundit ishte në gusht 2005 nga drejtimi i Partisë Socialiste. Por dorëheqja më e rëndësishme është po në atë moment për daljen e tij nga politika. Eshtë i vetmi që pavarësisht influencës, pavarësisht mundësive dhe rrethanave, u tërhoq nga politika aktive në moshën 53-vjeçare.

SALI BERISHA (1990 NË VIJIM). 77 VJEÇ NË MOSHË DHE 31 VJET KARRIERË POLITIKE

Sali Berisha është politikani më jetëgjatë në politikën aktive shqiptare në këto 31 vjet. Ose më saktë ai është në politikë sa e gjatë është e gjithë periudha politike pas rrëzimit të komunizmit e deri më sot. Berisha është 77 vjeç në moshë dhe nga këto 31 vjet i ka në politikën aktive. Ai e nisi pjesëmarrjen në politikë që në dhjetor të vitit 1990 dhe ende është aktiv. Dy herë i zgjedhur president i republikës dhe dy herë kryeministër, Sali Berisha ka qenë edhe kryetar i Partisë Demokratike për 17 vjet. Ka një bilanc jo pak pozitiv në karrierë duke nisur si një nga liderët kryesorë të lëvizjes “Dhjetor 1990”, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, heqjen e vizave me BE, vizitën e presidentit të SHBA George Bush në Tiranë, por ka mbi shpinë edhe ngjarjet e marsit 1997. Megjithatë, Sali Berisha ka dhënë edhe dorëheqje. Në korrik të vitit 1997 Sali Berisha dha dorëheqjen si president pas trazirave të marsit si shkak i kolapsit të skemave piramidale. U ngrit nga hiri kur u kthye kryetar i PD po atë vit. Në vitin 2005 PD fitoi zgjedhjet parlamentare dhe pas kësaj konsumoi dy mandate si kryeministër. Në vitin 2013 pasi humbi zgjedhjet parlamentare dhe dha dorëheqjen si kryetar i PD. Por gabimi i Berishës ishte që kësaj dorëhejeje nuk i shtoi edhe largimin nga politika aktive. Ai vijoi të ishte deputet dhe madje vijon të jetë i tillë edhe sot. Por si asnjë politikan tjetër Berishës i është komplikuar shumë karriera pas vendimit të sekretarit të Shtetit Antony Blinken duke e shpallur non grata. Një vendim që ia përmbys të gjithë bilancin pozitiv të karrierës politike. Këtij vendimi iu shtua edhe përjashtimi nga grupi parlamentar i PD nga kryetari aktual Lulzim Basha duke vendosur atë në një situatë vërtetë jo komode. Nuk janë të paktë ata që mendojnë se karriera politike e Berishës do të kishte një fund tjetër nëse ai në vitin 2013 do të tërhiqej nga politika aktive.

ALEKSANDËR MEKSI (1990-2009). 7 VJET NË POLITIKË, 5 VJET KRYEMINISTËR DHE NË FUND DORËHEQJE

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, dy herë kryeministër, Aleksandër Meksi padyshim është nga politikanët më të rëndësishëm në Shqipëri në këto 31 vjet. Një nga liderët e lëvizjes dhjetor 1990 ai është një nga themeluesit e Partisë Demokratike, e para parti opozitare pas afër 50 vjetësh në Shqipëri. Edhe Meksi është pjesë e atyre politikanëve që janë larguar nga politika aktive me vullnetin e vet. Në mandatin e dytë si kryeministër, më 1 mars 1997 ai dha dorëheqjen nga detyra e kryeministrit dhe nga politika aktive. Aleksandër Meksi ka ditur të bëjë politikë në rang të lartë, ka ditur të arrijë sukses duke qenë kryeministër por ka ditur edhe të largohet. Ishte 50 vjeç kur u fut në politikë dhe ishte 57 vjeç kur u largua nga politika. Në vitin 2009 Aleksandër Meksi bëri një përpjekje për t’u rikthyer në politikë nëpërmjet një grupimi politik të ri, por nuk arriti të ketë sukses dhe ai përsëri diti të largohej nga politika.

 

YLLI BUFI (1990-2013) 43 VJEÇ KRYEMINISTËR DHE PO AQ I DORËHEQUR

Yllu Bufi është nga të rrallët politikanë që i mbijetoi sistemit të ri duke qenë pjesë e qeverisjes edhe në sistemin komunist edhe pse në fund të tij. Dikur ministër i Industrisë dhe Ushqimit në qeverinë e Adil Çarçanit, Bufi ai u bë sërish ministër në qeverinë e Fatos Nanos. Por kulmi politik i Ylli Bufit ka qenë kur u bë kryeministër i asaj që u quajt qeveria e Pajtimit Kombëtar në përbërje të të cilit kishte politikanë të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike, e para qeveri me përfaqësues të dy forcave kundërshtare politike në vend. Përveçse ka qenë deputet në shumë legjislatura Ylli Bufi ka mbajtur për katër vjet dhe detyrën e zëvendëskryetarit të Kuvendit. Ylli Bufi ka dhënë dorëheqjen si kryeministër më 6 dhjetor 1991 pas gjashtë muaj në atë detyrë. Ishte vetëm 43 vjec në atë kohë por për shkak të intesitetit dhe rëndësisë së kohës, dukej shumë herë më i madh. Në vitin 2013 ai u largua nga politika aktive pasi nuk u zgjodh në listën për kandidat për deputet. Më pas, mbushi moshën tani gëzon pensionin politik.

Lexo edhe :  Molotovët, alfabeti mors që Sali Berisha flet me përtej oqeanin

 

GRAMOS RUÇI (1990-2021). DORËHEQJE PAS 31 VITESHË NË POLITIKË DHE 70 VJEÇ NË MOSHË

Gramos Ruçi është pjesë e skuadriljes së larguar nga politika me vullnetin e vet. Pas 31 viteve në politikën e lartë dhe pas katër viteve në krye të kuvendit dhe pas fitores së mandatit për deputet ai dekalroi dorëheqjen nga ky mandat por edhe nga politika. Duhet theksuar se Gramos Ruci ka qenë nja nga politikanët më të rëndësishëm dhe më me ndikim në Shqipëri në këto 31 vjet dhe i përhershëm numri dy i Partisë Socialiste edhe gjatë kohës kur ishte kryetar Fatos Nano edhe kur kryetar ishte dhe vazhdon të jetë Edi Rama. I vetmi post qeveritar që mbajti Ruçi ka qenë disa muaj ministër i Brendshënm Nuk kanë rëndësi fare arsyet që dha Ruçi pë këtë dorëheqje. Madje nuk kanë rëndësi as arsyet që jepen nga teoricienët konspirativë. E rëndësishme është se Gramos Ruçi pas 31 viteve në politikë u largua prej saj vetëm kur deshi ai. Duke mbajtur një premtim që e ka bërë shumë vite më parë: “Unë largohm nga poltika kur dëshiroj vetë dhe jo atëherë kur del si kërkesë nga gurmazi i dikujt”. Dhe pas 31 vjetësh politikë aktive dhe në moshën 70-vjeçare, Ruçi e mbajti fjalën.

 

PANDELI MAJKO (1990-2021) LARGIMI PA DORËHEQJE NGA POLITIKA PAS 31 VITEVE KARRIERË DHE 54 VJEÇ NË MOSHË

Dy herë kryeministër, Pandeli Majko është nga ata që e nisën poltikën me pantallona të shkurtra dhe arriti në moshë shumë të re të bëhej kryeministër i Shqipërisë. Vetëm 30 vjeç kryeministër ai u bë i treti në renditje në historinë e Shqipërisë për moshën më të vogël pas Ahmet Zogut në 1924 dhe Kostaq Kotës në vitin 1928. Në fakt nuk ka patur një dorëheqje me vullnet nga politika, por karriera e tij është ndërprerë në këto momente pasi nuk u zgjodh deputet në kuvend. Karriera e tij në politikë mund të kishte marrë rrjedhë tjetër nëse nuk do kishte humbur garën ndaj Fatos Nanos në vitin 2001 për kryetar të PS. Por 34 vota më pak Majko u largua nga gara si humbës dhe prej kësaj dha dorëheqjen si kryeministër. Rikthimi si kryeministër në vitin 2002 vetëm për gjashtë muaj ishte si një periudhë dezhurni në kryeministri. Por Majko pranoi të ulte stekën kur mbajti postin e ministrit të Mbrojtjes për të vijuar politikën në nivel të ulët si deputet i urtë nën drejtimin e PS nga Edi Rama. Aq e brishtë ishte politika e Majkos nën Ramën saqë pranoi ta ulte stekën akoma më shumë duke marrë postin e ministrit të Shtetit për Diasporën nga e cila mbahet mend vetëm dhimbja e dhëmballës ditën kur u prish godina e Teatrit Kombëtar. Tani nuk është as kryeministër, as ministër e as deputet. Kujton kohën e artë kur ishte shef i qeverisë që hyri në histori si kryeministër i Luftës së Kosovës dhe në ëndërr ndoshta pret ndonjë post surprizë si kreu i shtetit apo në ndonjë institucion ndërkombëtar. Është një largim pa dëshirë nga politika dhe vetëm nga ndonjë vendim surprizë i Ramës ai mund ta kthejë me ndonjë detyrë si president i republikës apo ndonjë post në ndonjë vend pëllumbash në OKB, OSBE etj. Megithatë këto duken si ëndrra dhe tani për tani shihen me dylbi nga ai që u ngrit në moshë të re vetëm 30 vjeç në rang të lartë në politikë dhe iku prej politikës në moshë të re vetëm 54 vjeç.

ILIR META (1990 e në vijim)

President, kryeministër, dy herë zëvendëskryeministër, ministër i Jashtëm, ministër i Ekonomisë, sekretar i Shteti në Ministrinë e Jashtme, kryetar i Kuvendit, deputet, Ilir Meta është rritur në politikë. Vetëm 21 vjeç kur u shfaq për herë të parë në publik gjatë takimit me Ramiz Alinë pjesë e dërgatës studentore, Ilir Meta është me moshën politike sa e tranzicionit politik. Ka dhënë dorëheqjen si kryeministër, ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryeministër dhe si ministër i Ekonomisë dhe ka bërë beteja politike si asnjë politikan tjetër në vend. Por kur do largohet Meta nga politika? Sigurisht me atë që ka lënë të kuptohet, nuk besohet që kjo të jetë shpejt. Meta është shumë i vjetër për ato që ka arritur në politikë, por është shumë i ri për tu larguar nga politika. Opsioni i rikthimit në krye të LSI-së pas largimit nga presidenca është mëse i mundshëm. Por jo aq i lehtë për ta ribërë edhe një herë LSI-në si në shtatorin e vitit 2004 kur kishte kauzë madhore, kishte energji sipërore kishte frymë dhe për më tepër mbështetës të spikatur. Sot mbështetësit ndaj tij rrotullohen deri te personazhe komikë dhe me humor të pavetëdijshëm që nuk dinë më shumë se sa stilit se si ti servilosen Metës. Epo kështu nuk bëhet partia as nga e para e as nga e dyta.

EDI RAMA (1998 e në vijim) 22 VJET KARRIERË, 8 VJET KRYEMINISTËR, 11 VJET KRYETAR BASHKIE DHE 2 VJET MINISTËR

Edi Rama është politikani shqiptar që ka bilancin më pozitiv me atë që ka marrë nga politika në këto 31 vjet në Shqipëri. Në 23 vjet pjesë e politikës së lartë, ka fituar mandatin e tretë si kryeministër që do të thotë 12 vjet, 11 vjet ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, 2 vjet ministër i Kulturës dhe prej 16 vjetësh është kryetar i Partisë Socialiste. Më shumë se një herë ai ka deklaruar se synon mandatin e katërt si kryeminisër duke e krahasuar veten me Angela Merkel. Ka thënë se pasi të largohet si kryeminstër nuk do jetë në asnjë zyrë tjetër të shtetit dher ka thënë se ky do ishte fundi i karrierës së tij edhe nga politika aktive. Nëse vërtetë e mban fjalën i bie që Edi Rama ka bërë, bën dhe do të bëjë atë që ka synuar. Ai nuk ka vetëm bilancin më të mirë mes të gjithë politikanëve të tjerë në këto 31 vjet por edhe jetëgjatësinë më të madhe në detyrat e larta si kryeministër dhe kryebashkiak. Dhe nëse largohet siç ka thënë padyshim që me vete ka edhe këtë bilanc pozitiv.

Të fundit

Barazim dhe gola në sfidën mes Italisë dhe Belgjikës, Pellegrini “kryqëzon” Azzurrit

Barazim spektakolar 2-2 mes Italisë dhe Belgjikës. Axurrët e nisën frikshëm ndeshjen duke shënuar dy herë me Cambiasso dhe...

Nga “dhimbja” në “ekstazë”, Greqia shokon Anglinë në minutën e fundit të sfidës

Nations League zbriti në fushë këtë mesjavë, teksa nuk munguan rezultatet interesante. Pak buzëqeshje për Greqinë, pas ndarjes tragjike nga jeta të lojtarit George...

Gara presidenciale në SHBA/ Republikanët dhe demokratët, masa paraprake për të shmangur…

Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2020 në Detroit të Miçiganit, mbështetësit e republikanit Donald Trump, të nxitur nga pretendimet e tij të pabaza...

Humbi jetën në aksin Lushnjë-Berat, kush është i riu që u bllokua në autobot

I riu në foto është Petro Piti, i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme, pas një aksidenti të rëndë në aksin Lushnjë-Berat. Autoboti i ngarkuar...

Kryeministri Rama shkon në Hungari, takim me Viktor Orban

Paraditja e së premtes do ta gjej kryeministrin Edi Rama në një vizitë zyrtare në Hungari. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV