“Grup pune për krizën energjetike”/ Ahmetaj: Kryeministri do të dalë dhe do të shpalosë planin e veprimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, tha pas mbledhjes së qeverisë se si do të përballohet kriza energjetike, që sipas tij ka prekur të gjithë botën.

Ahmetaj tha kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucional për të menaxhuar situatën dhe gjatë javës do të dalë dhe do të shpalosë planin për mbrojtjen e sipërmarrjes së vogël dhe familjarëve dhe shtoi se ata janë të angazhuar që kjo shtresë e shoqërisë të mos preket nga kriza.

“Situata energjetike në vend është e lidhur me krizën globale. Ne kemi zgjedhur 30 vite më parë ku të jemi në një ekonomi tregu ku ajo e hapur të jetë e lidhur globalisht, në mallra dhe shërbime. Sidomos për mallra të koutuara për bursa dhe nevoja për import siç është energjia elektrike. Ju e keni dëgjuar dhe lexuar se çfarë po ndodh në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike që përfshin që nga shtimi i kërkesës për energji për shkak të ringritjes ekonomike në të gjithë botën, për shkak të sjelljes së Rusisë që është brenda karakterit gjeopolitik të çmimit të gazit. Një faktor tjetër, është dekomisionimi i centraleve të karbonit në Gjermani dhe Spanjë.

Çmimet lëvizin në vazhdimësi, çdo ditë. Një pjesë e mirë e vendeve e kanë transformuar koston te konsumatorët. Kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucional për të menaxhuar, monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike. Unë i referohem asaj që kryeministri ka thënë që vala e çmimeve ndërkombëtare prek edhe Shqipërinë, por ne jemi të bindur të gatshëm për të mbrojtur konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Brenda javës kryeministri do të shpalosë vetë masat për mbrojten e qytetarëve dhe sipërmarrjes së vogël dhe në nevojë të qetësimit publik, ne do të vijojmë të mbrojmë konsumatorin familjar nga kriza e çmimeve dhe rritja e kostove për shkak të këtyre çmimeve.

Lexo edhe :  Gazetarët “gozhdojnë” kryeministrin/ Rama: Fevzi ça u ke dhënë për të pirë?!

Kompanitë janë duke punuar vazhdimisht për të siguruar energji elektrike, gjë që dua ta ndaj me qytetarët që sigurisht është e garantuar dhe qytetarët do të vijojnë të mbrohen, ashtu si dhe familjarët dhe sipërmarrjet e vogla. I garantoj qytetarët dhe sipërmarrjen e vogël që do të mbrohen nga qeveria. Paketa specifike do të lancohet nga kryeministri në ditët që vijnë. Dua ta ritheksoj se kryeministri ka krijuar një grup ndërinstitucional që monitoron dhe menaxhon situatën për ditë. Çmimet e energjisë nuk po rriten. Ne po i monitorojmë dhe kryeministri do të dalë me një paketë të plotë në ditët në vijim, që do të jetë mbështetëse për familjarët dhe sipërmarrjen e vogël”, tha Ahmetaj.

Të fundit

Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për tifozët…

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen...

‘Burgu 313’ voton Ilir Metën, kreu i PL merr 58 vota

Janë publikuar edhe votat për kandidatët në burgjet e vendit tonë. Ndër të tjera, është bërë publike dhe vota e të burgosurve në burgun 313. Kreu...

Samiti në Tiranë/ Çfarë është Komuniteti Politik Europian?

Komuniteti Politik Europian (KPE) është një platformë ndërqeveritare e iniciuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më 9 maj 2022, në Strasburg. Ai nuk...

Mrekullia elektorale e Ramës ka një emër…

Nga Blendi Kajsiu Menjëherë pas katastrofës elektorale të PD-së më 11 maj, propaganda berishiste filloi të shfajësonte Berishën për këtë humbje. Sipas saj fitorja e...

KQZ thirrje partive politike të nxisin komisionerët të përfundojnë numërimin e votave

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të nxisin numëruesit dhe komisionerët...

Lajme të tjera

Web TV