Kryeministri Rama zgjedh pasardhësin e Ardi Veliut, ja kush do të jetë drejtori i ri të Policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka hedhur firmën e emërimit të Gledis Nano si Drejtor i ri i Policisë së Shtetit. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se zoti Nano është propozuar nga Ministri Bledi Çuci dhe kjo kandidaturë është miratuar nga kryeministri Edi Rama.

Vendimi për këtë emërim është pjesë e vendimeve dhe diskutimeve të cilat po zhvillohen në mbledhjen e qeverisë drejtuar nga zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.

Kandidatura e zotit Nano mëson Top Channel ka patur një mbështetje të fortë nga partnerët ndërkombëtarë.

Në muajin Gusht në emër të Qeverisë Amerikane, ambasadorja Yuri Kim i dorëzoi Gledis Nano, Drejtorit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit një certifikatë vlerësimi.

Motivacioni lidhen me rolin dhe disa operacione të përbashkëta të suksesshme antiterrori me amerikanët drejtuar nga zoti Nano.

Në certifikatë shkruhet:

“Për partneritetin e jashtëzakonshëm dhe dedikimin në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Tiranë Shqipëri, dhe përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit. Vendosmëria juaj dhe përkushtimi në luftën kundër terrorizmit ka sjellë kredite të mëdha e të shtuara tek vetja juaj edhe për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Policinë e Shtetit”.

Gledis Nano,Faleminderit, Ambasador Yuri Kim.

Dhënia e kësaj certifikate është njoftuar vetë ambasada amerikane përmes një mesazhi në Facebook.

“Më 17 gusht, Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi një Çmim Vlerësimi për Gledis Nano, Drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar. Çmimi e vlerësoi Z. Nano për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global. Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e Ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit” thuhet në njoftim.

Lexo edhe :  Tërmetet në Greqi, sa rrezikon Shqipëria? Ja çfarë thotë sizmologu

I pyetur nga Top Channel si e komentonte këtë vlerësim amerikan për punën e tij dhe Drejtorisë së Antiterrorit Gledis Nano tha:

“Ky vlerësim më bën më shumë të motivuar për të rritur më tej shkallën e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese dhe të inteligjencës me partnerët tanë strategjik SHBA. Është një shenjë mirënjohje për rezultatet e punës së gjatë dhe të palodhur të të gjithë stafit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Krah partnerëve të SHBA ndjehemi më të sigurtë për t’iu përgjigjur sfidave dhe fenomeneve të kohës” deklaroi zoti Nano.

Gledis Nano bashkë me kolegun Indrit Doda u dekoruan nga ish ministri Sandër Lleshaj në Dhjetor 2020, me Medaljen e Trimërisë pas futjes në kampin Al Hol dhe Roj të Sirisë ku identifikuan dhe mësa riatdhesuan disa gra e fëmijë shqiptarë.

Në drejtimin e anti terrorit shqiptar Gledis Nano ka udhëhequr shumë operacione të përbashkëta dhe të suksesshme me partnerët ndër vite.

Oficeri i karrierës Gledis Nano hetoi dhe çoi përpara drejtësisë grupin e imamëve udhëhequr nga Bujar Hysa të cilët rekrutonin dhe dërgonin në Siri qytetarë shqiptarë./Top Channel

Të fundit

Gonxhja: Operatori i Blerjeve të Përqendruara vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka marrë vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi...

Avokati i njohur zgjidhet në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë

Avokati i njohur Edmond Petraj është zgjedhur në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së Kryetarit të deritanishëm, Valentino...

Kur duhet të ndahemi? Para, apo pas Shën Valentinit?

Ndarja është e vështirë. Ndarja me dikë gjatë atmosferës së Shën Valentinit – një festë e dedikuar për dashurinë – mund t’i bëjë gjërat...

Taksa vjetore për mjetet, pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherazi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftoi se, pronarët e mjeteve duhet të paguajnë brenda afatit të vlefshmërisë taksën e mjetit...

Këtu rrejnë të gjithë, thotë Albini!

Nga Frrok Çupi Edhe një ditë ka mbetur nga votimet për Parlamentin në Kosovë. Deri atë orë të gjithë aleatët perëndimorë po vërejnë me sytë...

Lajme të tjera

Web TV