Lajmi i fundit/ Ministrja Kushi: Shtyhet fillimi i vitit të ri akademik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet me një javë nisja e mësimit në Universitete. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila thotë se 11-17 tetor do të jetë java e vaksinimit masiv të studentëve në universitete.

Ndërkohë ministrja Kushi lajmëron se Viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor.

Postimi i Kushit:

“Të dashur studentë,

Së pari dua t’ju falenderoj të gjithë ju që i jeni bashkuar procesit të vaksinimit dhe po na ndihmoni që së bashku t’i rikthehemi normalitetit në të gjitha universitetet e vendit. Meqënëse fillimi i vitit të ri akademik po afron dhe ne duam që të gjithë ju, pa përjashtim, të hyni në auditore pa rrezikuar shëndetin tuaj dhe të stafeve akademike, javën e ardhshme e kemi shpallur si “Java e vaksinimit masiv të studentëve”.

Shumë faleminderit edhe një herë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që shprehu menjëherë gatishmërinë që në të gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit të vendosë në dispozicion ekipet e tyre të vaksinimit, për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij procesi.

E që kjo javë të jetë sa më produktive, me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor të gjithë së bashku të jemi të fokusuar vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve.
Nga universitetet do të kërkoja sa më shumë bashkëpunim dhe koordinim me strukturat e shëndetësisë, për të venë në dispozicion të gjitha hapësirat e nevojshme për studentët dhe personelin e vaksinimit, ndërsa studentëve do t’u lutesha me gjithë zemër e do t’i inkurajoja fort që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi të re, me qëllim që viti i ri akademik të jetë sa më i mbarë e i suksesshëm.

Lexo edhe :  Kryemadhi ‘derë më derë’ për Metën/ Do të trokas për votën (FOTO)

Kam shumë besim që ju, të dashur studentë, do të na provoni edhe këtë herë që jeni pjesa më vitale dhe progresiste e shoqërisë sonë.
Faleminderit dhe shumë suksese të gjithëve!” shkruan ministrja Kushi.

Të fundit

Hyrja e re e Shkodrës/ Qytetarët mirëpresin investimin: Vetëm ekstremistat s’mund ta duan

Qytetarët shkodranë mirepresin investimin për transformimin e hyrjes së qytetit, duke e cilësuar si një ndër ndërhyrjet më të...

Gjendet depozita më e madhe e litiumit në planet, vlera arrin 413 miliardë euro

Një krater gjigant në Nevada të SHBA-ve mund të përmbajë sasinë më të madhe të litiumit të zbuluar ndonjëherë në planet. Sipas një studimi...

Ters, xhelozi dhe humbje financiare! Këto janë 3 shenjat më të pafata të javës

Java e re ‘zbardh’ me një qiell dhe yje plot kontradikta. Sipas astrologëve pranvera 2025 po përparon duke sjellë me vete fillime dhe shpresa të...

Mesazh mashtrues në Whatsapp,kërkon të votohet një sondazh për të përfituar bursë studimi

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdesë nga disa mesazhe që janë duke u shpërndarë së fundmi...

Tregu i luleshtrydhes në ngërç/Fermerët: Prodhimi ynë s’ka pesticide,shteti ta verifikojë

Fermerët e Frakullës në Fier, të cilët merren me kultivimin e luleshtrydhes po hasin vështirësi të shumta, duke filluar nga sigurimi i tregut për...

Lajme të tjera

Web TV