Ministria e Arsimit paraqit planin në rast përkeqësimi të Covid-19: 500 mësues zëvendësues, 68 objekte arsimore të rindërtuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën dëgjimore të thirrur nga opozita për masat e marra lidhur me fillimin e vitit shkollor, ministrja e Arsimit, Evish Kushi ka deklaruar se janë të përgatitur për çdo rast edhe nëse situata epidemiologjike në vend përkeqësohet.

Gjatë fjalës së saj ajo tregoi se këtë vit janë duke hartuar një plan ku janë parashikuar të jenë 500 kuota shtesë për të zëvendësuar mësuesit në rast të skenarit më të keq.
Ne jemi të përgatitur i kemi të gjitha skenarët megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish. Vazhdon procesi i trajnimit për aftësitë digjitale për mësuesit tanë. Sot mësuesit janë shumë më të aftë të përdorin programe të avancuara. Vjet 1 mijë kuota për të zëvendësuar mësuesit me covid, karantinë. Ne për ti paraprirë çdolloj skenari jemi duke hartuar një tjetër vendim që këtë vit të kemi 500 kuota shtesë në dispozicion. Nëse do kemi një përkeqësim të situatës procesi arsimor të vijojë pa probleme”, tha Kushi.

Nga 170 objekte arsimore të përfshira në rindërtim, Kushi tha se kanë përfunduar 68 prej tyre.

Programi i rindërtimit, shifrat që kam marrë sot në mëngjes. Nga 170 objekte të përfshira në rindërtim 68 e prej tyre kanë përfunduar, 36 nga buxheti i shtetit, nga bashkia kemi 13 objekte arsimore (11 shkolla, 2 kopshte) nga BE kemi 19 objekte arsimore (15 shkolla, 4 kopshte)”, tha ministrja.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV