Zbulimi i bujshëm, këshilltarët “mizerabël” në 2017 ishin izraelitët dhe jo këshilltarët shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kushti që i vunë Bashës për të mos bërë deputet Berishën

Kur në vitin 2017 Sali Berisha përdori fjalën “mizerabël” për këshilltarët, shumë hamendësuan se e kishte fjalën për disa specialistë të komunikimit në Partinë Demokratike. Por pas 4 vitesh gazeta “Fjala” bën zbulimin e bujshëm. Cilësimi “mizerabël” është përdorur në fakt për këshilltarë izrealitë që kishte Partia Demokratike të cilët i kishin vënë kusht Lulzim Bashës për të mos vendosur në listë për kandidat për deputet Sali Berishën. Burime të besueshme të gazetës “Fjala” zbulojnë që pas refuzimit që bëri Basha, izrealitët u larguan.

Si nisi historia?

Në vitin 2017 Partia Demokratike për menaxhimin e fushatës elektorale kishte kontraktuar izraelitin Aron Shaviv. Ky i fundit është një strateg politik ndërkombëtar. Ai është themeluesi dhe CEO i strategjisë dhe fushatave SHAVIV, një firmë ndërkombëtare konsulentë politike me seli në Izrael. Ai shërbeu si menaxher i fushatës së Benjamin Netanyahu në 2015, këshilloi David Cameron në zgjedhjet e 2015 si dhe presidentin Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet e 2017. Gjithashtu është përfshirë edhe në fushatën elektorale të kryeministrave të Tajlandës, Kamboxhias, Polonisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Qipros.

Sot Fjala.al ka zbuluar se kush ishin këshilltarët e vërtetë mizerabël  të Lulzim Bashës të artikuluar nga Berisha herë pas here.

Ende pa u bërë listat zgjedhore, Aron Shaviv menaxheri kryesor i fushatës së PD, i komunikoi Lulzim Bashës të heqë nga lista e deputetëve Sali Berishën pasi sipas tij rriti shanset për fitoren e PD. Nga ana tjetër Lulzim Basha nuk pranon pasi sipas tij fushata kishte filluar dhe do të hapeshin probleme të paparashikuara për PD. Duke mos qenë dakord me mendimin e Bashës Aron Shaviv i daklaron kryetarit të PD largimin e tij nga menaxhimi i fushatës, pasi sipas tij me Berishën në listën e PD, humbja e kësaj force politike ishte e sigurt.

Lexo edhe :  Shqiptarë, kujdes! Rrahjet e zemrës shtohen dyfish këto ditë

Nga ana tjetër Basha këtë sugjerim ja komunikoi Sali Berishës ku ky i fundit nuk pati asnjë reagim në atë kohë.

Rezultati i kësaj përplasjeje

Pas humbjes së PD në 2017 Berisha hodhi bombën duke deklaruar se se PD humbi zgjedhjet nga këshilltarët mizerabël të Bashës. Në atë kohë nga shtypi dhe analistë të ndryshëm u aludua se këshilltarët mizerabël të Bashës ishin Genc Pollo, Grida Duma, Neritan Sejamini, Edi Lesi etj. Por, e vërteta qëndron krejt ndryshe. Tashmë pas ngjarjeve që kanë ndodhur në PD, përpalsja dhe largimi i këshilltarëve izrealitë krijon një lidhje vërtetë të çuditshme.

/Fjala.al/

 

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV