Një sasi parash cash, prej 70 mijë eurosh të padeklaruara që ishin gati të transferoheshin në Shqipëri janë bllokuar në portin e Brindisit.
Ato u zbuluan nga personeli i Agjencisë Doganore dhe Guardia di Finanza brenda një dere në shkallët e hyrjes së një autobusi linje.
Eurot, të cilat ishin paketuara në një zarf ishin fshehur brenda kutisë së improvizuar. Automjeti po nisej për në Durrës, teksa shoferi u ndalua nga policia italiane.