Më 15 tetor të vitit 1945, kryeministri i Francës Pierre Laval, ekzekutohet për Tradhëti të Lartë ndaj Atdheut. Menjëherë pas çlirimit të këtij vëndi nga forcat e rezistencës në bashkëpunim me ato aleate, Laval, u arrestua, u gjykua dhe u pushkatua në burgun e Fresne-s në periferi të Parisit.
Pierre Jean Marie Laval ishte një politikan francez. Gjatë kohës së Republikës së Tretë, ai shërbeu si Kryeministër i Francës nga 27 janar 1931 deri më 20 shkurt 1932, dhe një herë të dytë nga 7 qershor 1935 deri më 24 janar 1936.
Pas humbjes dhe armëpushimit të Francës me Gjermaninë në 1940, Laval shërbeu në role të spikatura në regjimin Vichy të Philippe Pétain, së pari si nënkryetar i Këshillit të Ministrave nga korriku 1940 deri në dhjetor 1940, dhe më vonë si kreu i qeverisë nga prilli 1942 deri në gusht 1944. Qeveria kolaboracioniste siguroi punëtorë francezë për Gjermaninë dhe organizoi dëbimin e hebrenjve.
Pas çlirimit të Francës në 1944, Laval u burgos nga gjermanët. Në prill 1945 ai iku në Spanjë por shpejt u kthye në Francë, ku u arrestua nga qeveria franceze nën gjeneralin Charles de Gaulle. Pas asaj që është përshkruar si një gjyq me të meta, Laval u shpall fajtor për komplot kundër sigurisë së Shtetit dhe bashkëpunim me armikun, dhe pas një përpjekjeje të dështuar për vetëvrasje, ai u ekzekutua me pushkatim në tetor 1945. Aktivitetet e shumta politike të Laval lanë një trashëgimi të ndërlikuar dhe të diskutueshme, duke rezultuar në më shumë se një duzinë biografish konfliktuale të tij.
Ai do të ishte i pari politikan kolaboracionist francez që do të ekzekutohej, pasi Marshalli Peten u fal në ditën e fundit duke ia kthyer dënimin me vdekje në burgim të përjetshëm.