Rama: Satelitët në orbitë do i kemi shumë shpejt, ja për çfarë do të përdoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama habiti jo pak një ditë më parë kur deklaroi ambicien që Shqipëria të ketë dy satelitë në orbitë, ndërsa ditën e sotme ka theksuar edhe njëherë se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt.

Për mediat, pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë e PS, Rama theksoi se satelitët dhe dronët inteligjentë do të ndihmojnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit.

Ai theksoi se Shqipëria nuk do të dërgojë satelitë në orbitë për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, teksa shtoi se do të shërbejnë për çështje civile të vendit, duke përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Shqipëria do të ketë satelitë dhe do t’i ketë shpejt për të forcuar kontrollin mbi të gjithë territorin e saj në të gjithë aspektet. Do të ketë dhe dronë inteligjentë që do na ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit. Janë mjete të një teknologjie të re që garantojnë kontrollin e territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë, ndërtimet, monitorimi për informacionet që duhen në luftën kundër trafiqeve, për të mbjellat e bujqësisë dhe për të luftuar krimin e organizuar duke patur kapacitete monitoruese të paimagjinueshme. Shqipëria do t’i ketë satelitë dhe do t’i ketë shpejtë epo ashtu edhe dronët inteligjentë për të rritur kapacitetet e kontrollit të territorit. Në Shqipëri do të jetë një përdorim për çështje që kanë të bëjnë me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar, jo për çështje të ofensivave ushtarake. Do kemi një kontroll të plotë dhe mbi mjedisin për të identifikuar çdo lloj cenimi të mjedisit për prerjen ilegale të pyjeve”, tha Rama.

Të fundit

Belind Këlliçi akuzon numëruesit e PD se trafikuan votat drejt PS

Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi tha se në Tiranës kemi rreth 17...

“Kërcet” kallashnikovi në Paskuqan! I vëllai i dhunoi vajzën, 61-vjeçari qëllon me armë

Një ngjarje e rëndë e cila mund të kishte përfunduar me një tragjedi është regjistruar së fundmi në zonën e Paskuqanit, Tiranë. Përmes një njoftimi...

Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh

Gjatë ditëve të nxehta të verës, plazhi është vendi ideal për relaksim dhe argëtim. Por, disa zgjedhje ushqimore mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe...

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Austri, disa të plagosur

Disa persona kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi me armë në një shkollë në qytetin austriak të Gracit. Policia thotë se një operacion është...

“Luftë civile” në Kaliforni, pas ushtrisë, Trump dërgon marinsat për të vrarë protestat

Një tjetër ditë kaosi në Los Anxhelos. Kjo bëri që presidenti amerikan, Donald Trump, të dërgojë 2 mijë trupa ushtarake në shtetin e Kalifornisë,...

Lajme të tjera

Web TV