Nesër qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohen kutive të votimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme është heshtje zgjedhore, ndërsa të nesërmen qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.

Kutitë e votimit në Kosovë do të hapen në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura për qytetarët deri në 19:00.

Janë 158 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave. Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 202, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve. Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka nisur sot të shpërndajë materialin zgjedhor përfshirë fletëvotimet, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut, qytetarët do të zgjedhin udhëheqësit e 80 komunave dhe anëtarët e këshillave komunal, kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe anëtarët e këshillit të qytetit.

Të drejtë vote kanë 1.824.864 persona të cilët do të mund të zgjedhin midis 303 listave të kryetarëve të komunave dhe 567 listave të këshilltarëve. Në këto zgjedhje janë paraqitur një numër i madh i kandidatëve të pavarur për kryetar komune apo për anëtarë të këshillave komunal, të përkrahur nga shoqata të qytetarëve dhe organizata të shoqërisë civile.

Këto janë zgjedhjet e shtata lokale në Maqedoninë e Veriut, ku zgjedhjet e para lokale u mbajtën në vitin 1990.

Të fundit

Vota e diasporës realitet në 2025? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se kjo forcë politike ka shprehur vullnetin e saj që...

“Energjia dhe mënyra se si u prit Rama, surprizë”/ Klosi: Asnjë pengesë nga qeveria greke

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se ishte një surprizë e jashtëzakonshme energjia dhe mënyra se si e pritën emigrantët shqiptarë...

Në Shkup me Gordanën kundër Greqisë, në Athinë me Belerin kundër Shqipërisë

Nga Mero Baze Ka një paradoks të opozitës shqiptare të Berishës dhe Metës që I dekonspiron ata në raport me qëndrimin e pasinqert ndaj Greqisë....

Aktiviteti në Athinë, Klosi: Krenari që duhet të kemi për çfarë kemi arritur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se aktiviteti i zhvilluar në Athinë dhe që do të zhvillohet më pas në Milano,...

Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për “kalim ilegal të kufirit” janë dënuar dhe më pas dëbuar...

Lajme të tjera

Web TV