Incidenti te “Çajupi”/ Drejtoresha e shkollës jep dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e gjimnazit “Çajupi” në Tiranë ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Shkak është sherri mes dy mësueseve të gjimnazit me karrige 10 ditë më parë, ndërsa njëri nga familjarët qëlloi me armë zjarri në ajër.

Dy mësueset të pezulluara, po hetohen në gjendje të lirë.

Pse më bëni shenja pas krahëve të mi”, ishte motivi i sherrit banal mes mësueseve të shkollës “Andon Zako Çajupi” asaj të Letërsisë Elida Qenami 46 vjeç dhe të Historisë Domenika Toptani 53 vjeç.

Në dëshminë e dhënë, mësuesja Elida Qenami deklaronte se gjithçka nisi një javë para sherrit në ambientet e shkollës kur e ka ndaluar Domenika, e cila i ka kërkuar llogari se “përse e shajnë pas krahëve”.

Injorimi nga ana e mësueses së Letërsisë ka bërë që ajo e Historisë të acarohet dhe t’i kthehet me ofendime, madje duke hyrë në detaje personale si divorci. Situata agravoi dhe dy mësueset që nisën sherrin futën në lojë të afërmit duke marrë përforcime.

Përplasja përfundoi në përdorimin e karrigeve e deri tek të shtënat me armë në një lokal pranë shkollës.

Të fundit

Basha takim me shqiptarët në Greqi, dega e Athinës njofton datën

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në datën 23 mars do të zhvillojë një takim me shqiptarët në...

Arrestimi i Veliajt/ Analisti: SPAK po vepron si organizatë e paligjshme

Analisti Ilir Yzeiri shprehet se Partia Socialiste duhet të reformojë reformën në drejtësi nëse nuk do t’i kthehet në boomerang. Si shenjë të domosdoshmërisë për të...

“Po punon me njerëz të dyshimtë në Shqipëri”, LaCivita sulmohet nga njerëzit afër Trump

Evi Kokalari ka publikuar në rrjetet sociale një debat të ashpër mes Chris LaCivita, këshilltari i punësuar nga Sali Berisha për fushatën e tij,...

Kush përfiton nga marrëveshja e pensioneve me Italinë?

Senati italian ka miratuar me 129 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë, duke e bërë atë më në...

‘Edhe 2 muaj për tu ndarë me narkoshtetin’/ Meta nga qelia: PD do sjell fitore

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga qelia ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni me PD dhe aleatë e tjerë do të...

Lajme të tjera

Web TV