Leonard Karaj: PD shkatërrohet dhe Basha s’bëhet kurrë Kryeministër, nëse nuk mblidhet kuvendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvillimet brenda PD-së janë futur në një fazë përplasjesh të forta. Berisha ka zbritur në bazë dhe duket se po i merr territor Bashës, i cili deri tani aktivitetin e tij e ka kushtëzuar në aksin e shkurtër parlament-zyrë. Megjithatë Basha ka filluar të çlirohet disi duke iu kundërvunë Berishës. Kush prej tyre deri tani është më në avantazh?

Nuk ka pikë dyshimi se Basha është një kryetar me vulë në xhep, por pa parti. Ndërsa nga anë tjetër, Berisha është një lider de fakto, por jo më de jure. Pra, PD-ja sot ka arritur kulmin e hipokrizisë së lidershipit të vet. Nga njëra anë kemi një kryetar që edhe pse i arsimuar (i vetmi ndër kryetarët e partive aktuale kryesore), në demokraci vepron si një autokrat, si një arrogant totalitar, i denjë për regjime si ato të diktaturës së Emver Hoxhës. Është e tmerrshme vetëm kur e mendon sesi një kryetar partie (për më tepër kryetari i PD-së), artikulon shprehje të tipit: nuk mbledh kuvendin se (gjoja) është anti-amerikan. Uuuaaaauuu! Kjo është për të vënë duart në kokë….kjo është pak si të thuash: nuk e zbatoj Kushtetutën e Shqipërisë sepse kështu thotë një ambasadore (qoftë kjo edhe amerikane…). kjo ëhstë pak a shumë sikur, nesër ngrihet nga gjumi Edi Rama dhe një ditë të bukur thotë: shikoni, un nuk bëj zgjedhje më 1 herë në 4 vjet sikundër është vendosur me ligj, sepse nuk më pëlqen. Ose sepse kundërshtari im nuk është i denjë për të konkuruar me mua. Ose thjesht, nuk dua të bëj zgjedhje… Pra, e kuptoni se ku ka mbërritur lidershipi aktual i PD-së(?!) Dhe nga ana tjetër kemi një lidership historik, i cili ka peshën e rëndë të bazës, i cili thuajse nuk mban përgjegjësi për asgjë. Kujt i intereson sot “mea culpa” e Sali Berishës(!?) Kush e beson sot ish-kryetarin kur thotë se nuk ka ndikuar apo ndihmuar Lulzim Bashën për të qenë krye i kësaj PD-je?!. Dhe për më tepër, sa e moralshme është “Foltorja” kur gjithçka nisi vetëm kur u prek interesi personal i Sali Berishës?! Pra, në pak fjalë, si Basha dhe Berisha, sot për sot janë dy njerëzit që me veprimet apo mosveprimet e tyre, që për interesa thelbësisht personale, po dëmtojnë më shumë se cilido PD-në. Nëse kjo përplasje nuk do të ketë një fund sa më të shpejtë, mundësisht me mbledhjen e kuvendit dhe vendosjen e disa rregullave të qarta, për një parti realisht demokratike, atëherë kjo forcë politike përfundimisht shkatërrohet dhe Basha le të mbajë vulën, se kryeministër kurrë nuk do mund të bëhet.

Vetë Basha dhe mbështetësit e tij në grupin parlamentar afishojnë çdo takim me përfaqësues të huaj, edhe të niveleve politike të ulëta. A është kjo taktikë e Bashës për të treguar se “ka mbështetje ndërkombëtare”?

Termi “mbështetje ndërkombëtare” është idiotësia më e madhe. Është vula e turpit të një force politike artificiale, që beson ende se gjalpi dhe vaji kanë të njëjtën shije. Për të kuptuar injorancën e tejskajshme që mundohen ti indoktrinojnë kësi lidershipesh elektroratit të vet dhe jo vetëm, mjafton vetëm një krahasim: më shumë se 90% e italianëve, francezëve, anglezëve, gjermanëve, etj, etj, në pak fjalë të asaj botës së qytetëruar që vlen, as që nuk e dinë dhe as që duan t’ia dinë si cili është ambasadori amerikan në vendin e tyre. Kaq mjafton për të kuptuar sesa larg është Shqipëria dhe mentaliteti i këtij vendi në raport me të vërtetën që rezervohet nga politika. Në këtë këndvështrim, gjithë idiotësia e “armatës meaditike” (e cila për hir të së vërtetës është gjithsesi foshnjarake, embrionale përkundrejt asaj të Edvin Ramës), se gjoja Basha ka mbështetje ndërkombëtare dhe Berisha jo, vlen zero, zero, zero, në momentin kur votuesi shkon tek kutia e votimit. Po, partneriteti euro-atlantik është i nevojshëm, por kurrë, një forcë politike nuk ka fituar zgjedhjet, të paktën në këtë vend, se kështu ka dashur Amerika, Rusia, apo… Kina. Rasti më tipi është Albin Kurti, i cili edhe pse politika amerikane (kupto ajo e ambasadorit amerikan në Kosovë), iu kundërvu dhunshëm, duke e detyruar një vit më parë që të dorëhiqej si kryeministër, i qëndroi fort ideve të tija parimore, dhe u fut sërish në zgjedhje duke fituar i vetëm zgjedhjet.

Lexo edhe :  Krimet e Ballit që nuk harrohen/ 81 vjet nga vrasja e pabesë e Thoma Kalefit

Në PD po ndodh një lloj “katarsisi” tentativë për hapje, rithemelim në baza ideologjike dhe hapje për të rritur demokracinë brenda partisë, apo një lufte për të marrë “vulën e kryetarit” nga Berisha dhe Basha?

Është vetëm një luftë klanesh. Duhet të kuptojmë mirë dhe qartë: pjesa më e madhe e atyre që shikojmë sot në takimet e “Foltores” nuk janë domosdoshmërisht mbështetës apo idhtarë të Berishës. Jo, jo dhe jo. Vetëm një pjesë shumë shumë e vogël mund të besohet se janë “të verbër” aq sa edhe të vdesin për Berishën. Por pjesa më e madhe janë të zhgënjyer nga lidershipi i Lulzim Bashës. Asgjë nuk do kidhte ndodhur sot në PD, madje Basha do të adhurohej si një perëndi nga demokratët, nëse kjo forcë politike do kishte fituar zgjedhjet. Asgjë. Madje as Berisha nuk do ishte shpallur “non grata”. Fakti që Basha e çoi për herë të pestë radhazi këtë parti drejtë një disfate, ka shtuar dozën e zhgënjimit edhe tek militantët më fanatikë, që sot shihen në takimet e Berishës. Dhe për të ç’bërë këtë gjë, për mendim tim, Basha duhet me patjetër që të mbledhë ai vetë kuvendin e PD-së dhe të hapë partinë. Vetëm një lider i këtyre përmasave, që vendos veten në shërbim minimalisht të anëtarsisë dhe nesër edhe të elektoratit, mund të gëzojë privilegjin edhe moralin e drejtimit të një force politike që kërkon të vijë në pushtet. Basha, nëse mendon se është një lider europian, duhet të sillet si i tillë. Nuk mundet sot që ky njeri që ka marrë disa vendime shumë të rëndësishme kundër politikës amerikane, sot të hiqet si një amerikani më i madh në këtë vend. Është hipokrizi dhe këtë demokratët e kuptojnë fare qartë. Ndërkohë, për të shuar edhe mitin se Basha ka qenë aty si kryetar vetëm falë mbështetjes së Berishës, do duhet që në Kuvend, jo vetëm të bënte ndryshime statutore demokratike të tipit për shembull, se kush kryetar humb zgjedhjet jep dorëheqje të parevoklueshme, por më së shumti, Basha duhet të kërkojë legjitimitetin moral në PD. Vetëm, tani kur ai ka një përplasje të vërtetë me Berishën (atin e tij shpirtëror), konfirmimi ose jo i tij në krye të kësaj force politike mund të konsiderohet legjitim dhe i besueshëm. Përndryshe Basha mund të mbajë vulën gjithë jetën, por parti që të mund të vijë në pushtet dhe ai të mund të bëhet kryeministër, nuk ka për të pasur kurrë.

Flamur Noka, deputet i PD-së është gati për titullin “non grata” nga partia e tij. Tërheqja e vëmendjes është një lloj largimi. Nëse do të largohen edhe deputetët e tjerë që kanë dalë kundër Bashës, çfarë pritet të ndodh në PD, e cila është forca e vetme përballë qeverisë? Dhe nëse humbim PD, çfarë ndodh në një shtet që forca mbetet vetëm në dorë të mazhorancës?

Do jetë fundi i kësaj force politike. Unë personalisht nuk besoj se Flamur Noka është e tashmja apo e ardhmja e PD-së. Kjo forcë politike do të ekzistonte edhe pa njërez si Flamur Noka dhe shumë të tjerë, por ajo që “vret” është mënyra sesi vepron kryetari i partisë ndaj çdo deputeti, kur ky i fundit mendon ndryshe nga lidershpi. Çfarë mund të mendojë sot një kryetar dege apo edhe një anëtar i thjesht, kur shikon se me një të rënë të lapsit, pa pyetur askënd, Basha largon nga partia, personalitete që i kanë dhënë (dhe që kanë marrë), kësaj force politike në 30 vjet?! Kur ti largon, Topallin, Imamin, Patozin, Bregun, etj, etj dhe deri edhe Berishën në këtë lloj mënyre, a mendoni se i bëhet vonë këtij kryetari për një anëtar të thjesht, periferik, pa ndonjë peshë të madhe elektorale!? Në këto kushte, kjo nuk është më Partia Demokratike, por thjesht Partia e Lulzim Bashës, dhe të atyre që i lëpihen si zvarranikë nga mëngjesi deri në darkë. Ndaj për deduksion, misioni i frikshëm i Ramës për “Shqipëria 2030” nuk është aspak utopi.

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV