Braçe: Çfarë morali ka t’u kërkosh certifikatë vaksinimi studentëve dhe të mbushësh stadiumin plot?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër lidhur me qëndrimin e studentëve që kundërshtojnë vaksinimin me detyrim. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se u tmerrua nga padija, si dhe u tremb “nga fuqia e padijës në institucione ku dija duhet të luftojë injorancen”.

Deputeti i PS shtron pyetjen: Me thoni, çfarë do i japin shoqërisë një masë e tille studentësh që nuk besojnë tek ajo që mësojnë? Nga ana tjetër, Braçe kritikon edhe qeverinë për zbatimin e masave, teksa kujton rastin e ndeshjes me Poloninë, ku stadiumi ishte mbushur përtej kapaciteteve, duke u bërë një vatër e rrezikshme.

“Çfarë morali ka t’i lësh tamam ata të rinj të hyjne në një stadium 120% të mbushur dhe pa asnjë masë mbrojtese dhe, 6 dite me pas t’u kërkosh pasaportë vaksinimi në universitet”, shkruan Braçe.

Postimi i Braçes

DUHET TË JEMI SERIOZË ME LIRINË TONË! DUHET TË JEMI SERIOZË ME SHËNDETIN PUBLIK! Duhet të jemi të përgjegjshëm në çdo akt, çdo rregull, zbatimin e tyre!  DUHET TË JEMI TË DREJTË, TË NDERSHËM, TË BARABARTË; TË VËRTETË MBI TË GJITHA!

Betejat nuk bëhen me gjasme! Kanë kosto doemos por një udheheqje e fortë, e drejtë dhe e barabartë këtu duket! Pashë dje gjithë ditën sjelljen në universitete-pretendohet ajka e këtij vendi aty, përkundër një çështje themelore të shëndetit publik, VAKSINIMIT KUNDËR COVID 19.

Jo vetëm u tmerrova nga padija, por u tremba nga fuqia e padijës në institucione ku dija duhet të luftojë injorancen!
NUK KA UNIVERSITET NË EVROPË, AMERIKË PO TË DONI, ME KËTË NIVEL TE MBULESËS VAKSINALE QË NE KEMI!
NUK KA!

Me thoni, çfarë do i japin shoqërisë një masë e tille studentësh që nuk besojnë tek ajo që mësojnë?? Jemi në hall te madh! Dhe këtu kemi përgjegjësi edhe ne që drejtojme, nxjerrim akte e rregulla, i zbatojmë ato.

Lexo edhe :  Forbes: Vizioni i guximshëm arkitektonik që riformaton kryeqytetin e Shqipërisë

Po e perseris edhe një herë; NUK BËHET BETEJA PËR IMUNIZIMIN PËRMES VAKSINES ME GJASME! Është njesoj siç të bësh e pranosh ato letrat fallso të vaksinimit!

Dy ditë me rradhe para ndeshjes me Poloninë, më shqetesonte grumbullimi i aq shumë njerezve si vatër infesksioni veçanerisht në Tiranë; Po mbi te gjitha me shqetesonte MORALI i së gjithës!

Ai stadium plot, madje përtej kapacitetit të tij kur mësoj numrin e biletave të shitura dhe shihja njerëzit që rrinin në këmbë kudo, në cdo hapësirë, pa asnjë-zero, masë sigurie, mbrojtëse, një akt papërgjegjshmërie i një njëriu të vetëm që ka marrë përsiper të bëjë si të dojë në këtë vend për PARA PARA PARA, e çmova si akti me i rëndë kundër betejës për VAKSINIM!

Çfare morali ka t’i lësh tamam ata të rinj të hyjne në një stadium 120% të mbushur dhe pa asnjë masë mbrojtese dhe, 6 dite me pas t’u kërkosh pasaportë vaksinimi në universitet??

Doni edhe me; Çfarë morali ka që këtë fundjave e disa fundjava rresht ti lejosh këta të rinj të festojnë Halloëeen në klubet e të fortëve, të pavaksinuar e pa asnje masë mbrojtëse, ndërkohë që në universitet ju kërkon pasaporten e vaksinimit dhe masa mbrojtese?

Ndaj në betejë vlen i pari MORALI! VAKSINA ËSHTË LIRI! Asnjë kufizim për të VAKSINUARIT!

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV