Një aksident me pasojë vdekjen e një 56-vjeçari, ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të martës në dalje të qytetit të Beratit.
56-vjeçari Artur Abazaj sapo kishte dalë nga puna nga një fasoneri që ndodhet përgjatë aksit nacional Berat-Dimal dhe është përplasur nga një makinë Fuoristradë e zezë, e cila është larguar nga vendngjarja.
Viktima Artur Abazaj ishte përpjekur të kalonte rrugën përgjatë vijave të bardha, kur është goditur nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Beratit dhe sipas dëshmitarëve në vendngjarje mjeti e ka tërhequr 56-vjeçarin disa metra zvarrë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.