Diana Hërkaloviç, gruaja që mund të sjellë fundin e Presidentit Vuçiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë në Beograd njoftoi se ish-sekretares shtetërore të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviç, iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh pasi rrethanat treguan se duke qëndruar në arrati, ajo po pengonte procedurën duke ndikuar te dëshmitarët.

Sipas medias serbe B92, lajmi se ish-krahu i djathtë i ministrit të brendshëm është arrestuar është intrigues në vetvete, por 34-vjeçarja Hërkaloviç ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut për të paktën dy arsye të tjera: pamjen e saj tërheqëse dhe faktin që arrestimi i saj është episodi i fundit në një çështje shumë më të madhe. Në të përfshihen Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i preferuari i saj deri vonë, Nebojsha Stefanoviç, ministri aktual i Mbrojtjes, sekretarja shtetërore e të cilit ishte Diana Hërkaloviç, dhe Partia Progresive Serbe në pushtet (SNS).

Vuçiç foli edhe për arrestimin e Dijana Hërkaloviçit, e cila në fakt nuk ka ndonjë autoritet kushtetues që të merret me hetimet e policisë, por deri më tani kjo nuk e ka ndaluar atë të bëjë pikërisht këtë gjë.

Dy persona shumë afër Vuçiç janë kompromentuar. Stefanoviç, i cili është komprometuar sot, ndërsa tani është pasardhësi i tij, Aleksandar Vulin. Sërish Vuçiç vazhdimisht jep deklarata në publik për hetime dhe mafia, duke pretenduar se drejton luftën kundër mafias, në të cilën Vulin e ndihmon me besnikëri.

Diana Hërkaloviç pati një ngritje në detyrë kur erdhi në pushtet Vuçiç. Hërkaloviç iu bashkua policisë në muajin prill të vitit 2014 si Zëvendës-Ministre e Kabinetit, nga Agjencia e Informacionit të Sigurisë (BIA). Ajo ishte pjesë e një stafi të ri dhe ambicioz të SNS-it, dhe ndërkohë ajo gjithashtu mori një doktoratë në psikologji. Ajo u zgjodh Sekretare e Shtetit në muajin korrik të vitit 2017. Hërkaloviç hyri në strukturat e sigurisë të Serbisë si kuadro politike në kohën kur Vuçiç u bë kryeministër i Serbisë dhe ishte gjithashtu shefe e Zyrës për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë.

Sipas portalit të pavarur kërkimor KRIK, Hërkaloviç ishte partnere e xhandarit, Nenad Vuçkoviç (Vuçko), një nga njerëzit më me ndikim në polici i cili u zbulua se ishte pranë grupit kriminal të Aleksandar Stankoviçit (Sale Mutavi). KRIK zbuloi se ndërsa Diana Hërkaloviç ishte në pozita të larta në Ministrinë e Brendshme, policia serbe arrestoi kryesisht anëtarë të klanit Skaljar, ndërsa kriminelët nga klani kundërshtar Kavaç rrallë përfunduan pas hekurave.

Lidhja mes mafies dhe policisë në Serbi nuk është asgjë e re. Gjatë qëndrimit të saj, numri i çështjeve penale në Serbi u rrit, dhe numri i rasteve të zgjidhura mbeti i ulët. Përplasjet kriminale u përshkallëzuan në vitin 2015, kur 18 persona vdiqën në likuidime kriminale. Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme u përpoqën disa herë të paraqisnin më mirë situatën duke manipuluar statistikat. Të dhënat, megjithatë, tregojnë se në pesë vitet e fundit, për aq kohë sa Hërkaloviç ka qenë në Ministrinë e Brendshme, 78 persona janë likuiduar në konfrontime kriminale dhe se vetëm pesë raste janë zgjidhur, shkruan KRIK.

Lexo edhe :  Tragjedi/ Digjet shtëpia, humbin jetën 3 fëmijë

Në fund të fundit, lidhja midis mafies dhe policisë në Serbi nuk është asgjë e re, ajo lidhje u krijua në vitet 1990 dhe nuk është shkëputur plotësisht deri më sot. Vetëm klanet mafioze dhe zyrtarët e policisë që janë në terren po marrin radhën. Dje, Blic publikoi gjithashtu një fotografi të rrjetit të dyshuar kriminal të organizuar nga Hërkaloviç në strukturat e sigurisë.

“Grupi Mangusta u formua për të monitoruar anëtarët e dy klaneve më të fuqishme mafioze në Serbi në atë kohë, Skaljarski dhe Kavaçki. Me rekomandimin e Dejan Milenkoviç – Bagzi, atëherë shef i Shërbimit të Metodave të Hetimit Special (SSIM) të Drejtorisë së Policisë Kriminale , Coka Damjanoviç u soll në polici”, thekson Blic. Një burim i Blic thotë se besohet se një grup i bashkëpunëtorëve më të afërt të Diana Hërkaloviç në Ministrinë e Brendshme Serbe e përdorën grupin e punës Mangusta për të organizuar përgjimin e presidentit Vuçiç.

Pse Presidenti i Serbisë do të merrej me mbrojtjen publike të një tregtari të dyshuar? Sepse kishte indikacione në publik se Koluvija ishte e lidhur me Andrej Vuçiçin, vëllain e Presidentit serb. Ndërkohë,, Aleksandar Vulin, iu bashkua mbrojtjes së Koluvija dhe vendosi të shpallte çështjen Jovanjica pothuajse të manipuluar, të gjitha me qëllim që në fund të jepte dorëheqjen Aleksandër Vuçiç.

“Pjesë të MPB-së ishin gati të merrnin pjesë në aksione që janë të papajtueshme me policët, të cilët ishin gati për gjithçka që po ndodhte rreth Jovanjicës – që presidenti Vuçiç të shihte vëllain e tij në burg dhe të jepte dorëheqjen”, tha Vulin, ku në mënyrë indirekte akuzoi Diana Hërkaloviçin duke thënë se ajo mori pjesë në akuzë.

Ministri aktual i Mbrojtjes, Stefanoviç, po përpiqet të lajë veten nga akuzat në publik. Vuçiç ende e mban atë në postin e ministrit, edhe pse është e qartë se ai ka humbur besimin e tij dhe se Vulin ka marrë pozitën e preferuar.

Diana Hërkaloviç di shumë. Megjithëse tabloidët thërrisnin emrin e saj për muaj, Hërkaloviç u arrestua vetëm të premten, pikërisht kur çështja e Jovanjicas po ziente përsëri. Dhe tani Jovanjica ka rënë përsëri në prapavijë, dhe publiku në Serbi po përpiqet të përqendrohet në trajtimin e fotografive erotike të ish-zyrtares së MPB-së, të cilat “aksidentalisht” sapo dolën në publik.

Duke pasur parasysh pozicionet që mbante dhe njerëzit me të cilët ka punuar, është e vështirë të besohet se ambiciozja Diana Hërkaloviç është e pafajshme gjatë gjithë historisë. Por është edhe më e vështirë të besohet se Aleksandar Vuçiç është pa njolla. Do të jetë interesante pë t’u parë nëse Hërkaloviç vendos të flasë për gjithçka që di për të shpëtuar veten Kjo me të vërtetë mund të kthehet në fundin e Predientit Vuçiç.

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV