Furnizonin Norvegjinë me kokainë, SPAK godet grupin kriminal shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 20.12.2019 ka regjistruar procedimin penal nr.132 të vitit 2019, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Ky procedim penal u regjistrua mbi bazën e informacioneve dhe akteve të dërguara nga Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze. Rezultatet e arritura gjatë hetimeve të këtij procedimi penal janë produkt i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze. Nga hetimet e kryera u grumbulluan të dhëna se:

Shtetasi shqiptar F.P. ka krijuar dhe drejtuar një grup të strukturuar kriminal i cili bënte të mundur që të dërgonte sasi të ndryshme me lëndë narkotike (kokainë dhe marihuana) në Norvegji, sasi këto që shiteshin nga përfaqësuesit e tij në këtë shtet. I hetuari F. P. ka arritur gjithashtu që të krijojë një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike (kryesisht kokainë dhe mariuhana) në përbërje të të cilit janë shtetas shqiptarë, por edhe persona me shtetësi jo shqiptare. Të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike dërgoheshin tek shtetasi nën hetim F. P. dhe referentët e tjerë të tij me anë të agjencive të transferimit të parave apo edhe cash.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.81 datë 16.10.2021 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues të “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit F.P., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 283/a/1, 287/1/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ 152 mijë votues pa dokument biometrik, 114 mijë votojnë për herë të parë

Caktimin ndaj të hetuarës A. A. të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 287/1/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Gjithashtu, dhe Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze kanë caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, ndaj disa personave të cilët dyshohen se janë pjesë e të njëjtit grup të strukturuar kriminal.

Në datën 20.10.2021, në dakortësi me Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze dhe në të njëjtën orë, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurimit ndaj shtetases A. A., ndërsa është proceduar me nxjerrjen e një urdhër kërkimi ndërkombëtar për shtetasin F.P. Ndërkohë edhe autoritetet gjyqësore norvegjeze kanë proceduar me ekzekutimin e masave të sigurimit dhe ushtrimin e kontrolleve në territorin e tyre.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit realizoi kontrollin e disa banesave dhe kontrollin personal të disa shtetasve në qytetet Tiranë dhe Lezhë. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të ndryshme me interes për hetimin.

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë duke kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe hetimin financiar për të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të fundit

“Ka porositur të vetët të flasin për moshën time”/ Berisha sfidon Ramën nga Pogradeci

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë sot në prezantimin e kandidatëve të PD për deputetë në...

Në nder të Papa Françeskut/ Krerët fetarë shqiptarë bashkohen në Vatikan

Krerët e Komuniteteve Fetare Shqiptare janë bërë bashkë në Vatikan për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili është përcjellë të shtunën...

Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%, pesëfishohen subvencionet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Pogradeci ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, shpalosi disa nga premtimet kryesore të...

Razer prezanton ‘mausin’ e parë vertikal

Kompania Razer ka prezantuar dy versione të reja të ‘mausit’ (miut) të saj Pro Click, me një dizajn të fokusuar në rehati gjatë përdorimit. Pro...

Hap pas hapi, si zgjidhet Papa i ardhshëm

Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas mediave të huaja,...

Lajme të tjera

Web TV