Parashikimi “i nxehtë” / Televizioni transmeton filmin erotik në vend të motit (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parashikimi i motit në një televizion lokal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte më shumë “se i nxehtë”.

Teknikët e televizionit KREM, me bazë në Uashington dhe pjesë e rrjetit të televizionit CBS ngatërruan “fishat” dhe në vend që të jepnin kohën për ditën tjetër transmetuan gabimisht një film pornografik.

Që gafa të kuptohej u deshën 13 sekonda transmetim. Incidenti ka ndodhur në pikun e shikueshmërisë, rreth orës 21:00. Videoja plus 18 u shfaq ndërsa meteorologia amerikane po informonte bashkëqytetarët e saj se ” pritet mot i mirë për ditët në vijim”.

Dy orë më vonë, televizioni kërkoi falje përmes një deklarate, duke thënë se “do të përpiqej që gabime të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen”.

Gafa shkaktoi ilaritet në rrjetet sociale me komentues që folën për “një vjeshtë e dimër” të nxehtë në SHBA, sipas atij parashikimi të transmetuar nga televizioni.

Ndërkohë, policia njoftoi se ka nisur hetimet për rastin, në përfundim të të cilave televizioni mund të ndëshkohet me një gjobë të majme për buxhetin e tij realtivisht modest.

Të fundit

Këmbimi valutor 25 prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.5 lekë dhe...

Qëndrimi për Gazën: Papa Françesku na dha udhëheqje morale në kohë amorale

Me shprehjen e tij të çiltër për fyerjet e Izraelit, Papa i ndjerë tregoi hipokrizinë e mediave dhe politikanëve Owen Jones Vdekja e figurave kryesore publike...

Ankohet PS: Emigrantëve nuk u ka mbërritur zarfi

Procesi i votimit nga jashtë vendit po shoqërohet me ankesa, pengesa logjistike dhe shkelje të hapura të ligjit zgjedhor. Ndërkohë që ende në disa...

Horoskopi i datës 25 prill 2025, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Njerëz tuaj të dashur do të kenë nevojë për ju sot. Tregojuni dashuri dhe butësi. Ambienti i punës duket shumë i tensionuar, bëni kujdes...

Lajme të tjera

Web TV