Drogë në airbag-un e makinës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë të moshës 35 dhe 28 vjeç janë arrestuar dje nga policia e Padovës në përfundim të një operacioni që çoi në sekuestrimin e mbi 20 kilogramëve drogë. Agjentët i vunë re në rrugën “Configliachi”, jo shumë larg “Prato della Valle” teksa ishin në një makinë dhe njëri prej tyre hyri në një ndërtesë dhe u largua pak më vonë me një qese të rëndë.

Pasi u larguan me automjet, ata u ndaluan jo shumë larg nga policia. Shoferi tentoi madje të arratisej në këmbë duke u futur fshehurazi në një pallat, por të dy u bllokuan dhe u dërguan në komisariat.

Në makinë u zbulua një ndarje e veçantë e vendosur në vend të airbagut në anën e pasagjerit, ku kishte gjysmë kilogram marijuanë. Gjithashtu u kontrollua dhe apartamenti nga i cili u pa të dilte njëri prej tyre, dhe u sekuestruan 5.5 kilogram kokainë, e njëjta sasi marijuane dhe gati 10 kilogram hashash së bashku me një revolver. Dy shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burg.

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV