Rama kritika kryebashkiakëve: Kush nuk pastron ambientin do t’i merret në administrim bashkia! Merrni shembull Lezhën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë kritika të ashpra kryebashkiakëve që nuk e kanë menaxhuar siç duhet situatën me plehrat në bashkitë përkatëse.

Kritikat më të forta, kreu i qeverisë i adresoi në drejtim të kryetarit të bashkisë së Himarës Jorgo Goro, sa i përket pastrimin të qytetit.

Rama tha se sikur edhe Jorgo vetë të zgjohet në mëngjes e të mbledhë plehrat në Pedonale, i mbaron më shpejt se ai dumdum i vjetër që bën mbledhjen e mbejteve.

‘Ministrja do të vijë në gjithë territorin dhe do të shihen problematikat në terren sepse janë specifike. Nuk e konceptoj dot që një pedonale që përshkohet në këmbë, sikur Jorgua e Gjergji të çohet në 4 mëngjesit dhe me një trastë në dorë të mblidhte mbetjet. Çohem unë para atij dhe pastaj vjen një dumdum dhe nuk e di ça viti është e mbledh plehrat. Duke qenë se jeni të zgjedhur nuk mund të bëja dot transferimin e Pjerinit në Himarë dhe Jorgos në Lezhë. Puna është që të kemi dy Pjerinë dhe jo dy Jorgo.’- tha ai.

Rama tha se kushdo prej kryebashkiakëve që nuk bën pastrimin e territorit, do të pësojë sanskione.

“Sanksione deri në marrjen në administrim të bashkisë, sigurisht me çuarjen e kreut të Bashkisë në Prokurori. Do ta bëjmë këtë nëse nuk do ta gjejmë partnerin e duhur në territori dhe që do të bëjnë që Shqipëria të jetë sezonin e ardhshëm shembull i pastërtisë. Ne i kemi pikat fundore, të gjitha qarqet i kanë”, tha Rama.

Teksa nuk i kurseu kritikat për krerët e bashkive në mënyrën si kanë menaxhuar pastrimin e zonave që kanë nën administrim, Rama përmendi Lezhën si shembullin që ata duhet të ndjekin. Rama u shpreh se në Lezhë nuk gjen asnjë letër të hedhur në tokë, teksa theksoi se ka buxhetin më të lartë të vendosur nga vetë bashkia për pastrimin.

Lexo edhe :  Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit!

“Ne do vendosim një duhet të veçantë për bregdetin, në bashkëpunim me bashkitë dhe krerët e bashkive, do të ndajmë barrën, një pjesë do e mbajë bashkia, një pjesë do e mbështesë qeveria, por edhe nëse bëjmë këtë, nëse krerët e bashkive nuk bëjnë të gjithë atë që bën kryetari i bashkisë së Lezhës, problemi nuk do zgjidhet.

Shkoni në Lezhë dhe bëni një xhiro dhe gjeni një copë letër. Nuk është rastësi që bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja që do të thotë se ka respektin që fillon nga pastërtia”, tha Rama.

 

Të fundit

PD ankimoi vendimin e KAS, Kolegji Zgjedhor merr nesër vendimin për votat e Greqisë

Kolegji Zgjedhor pritet të marrë ditën e nesërme një venim në lidhje me akimimin e Partisë Demokratike, sa i...

Fitorja e Ramës/ Veliaj reagon nga qelia: Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë!

Erion Veliaj ka reaguar nga burgu, për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. “Miqtë e mi, Nuk di nga t’ia nis....

Si të eliminoni celulitin në prag të verës?

Me afrimin e verës, rikthehet dëshira për t’u ndjerë më në formë dhe rehat me trupin tonë. Një nga pyetjet më të shpeshta që...

Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend (EMRAT)

Partia Demokratike, ka arritur të marrë vetëm në 6 Qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura mandate, për në Kuvend nga...

“U kërcënua te vendi i punës”/ Paloka publikoi videon e shit-blerjes së votës

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se socialistët po kërkojnë t’u mbyllin...

Lajme të tjera

Web TV