Erdogan urdhëron shpalljen non grata të 10 ambasadorëve perëndimorë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë, Receep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme turke që të shpallë non grata 10 ambasadorë të shteteve perëndimore.

Sipas “Reuters”  ky vendim i Erdoganit vjen pasi ambasadorët kanë dalë pro lirimit të Osman Kavalas, intelektual i njohur turk dhe kundërshtar i pushtetit aktual.

“I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të jashtëm dhe thashë se çfarë duhet bërë: këta 10 ambasadorë duhet të shpallen persona non grata menjëherë. Do ta zgjidhni menjëherë,” tha Erdogan në një fjalim para një turme në Eskisehir të Turqisë veriperëndimore.

Ne një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës. Ata u thirrën nga Ministria e Jashtme, e cila e quajti deklaratën të papërgjegjshme.

 

Kavala gjendet në burg që nga 2017-a pasi dyshohet se ka përkrahur rrëzimin e presidentit Erdogan në 2013-n dhe 2016-n.

 

I akuzuar për spiunazh dhe përpjekje për të përmbysur qeverinë përmes protestave të Gezi në 2013, Kavala mohon të gjitha akuzat, por mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Kavala u shpall i pafajshëm vitin e kaluar nga akuzat lidhur me protestat, por vendimi u rrëzua këtë vit dhe u kombinua me akuzat në një çështje tjetër në lidhje me tentativën për grusht shtet.

Grupet e të drejtave thonë se rasti i tij është emblematik i një goditjeje ndaj disidencës nën Erdoganin.


Të fundit

Erdogan urdhëron shpalljen non grata të 10 ambasadorëve perëndimorë

Presidenti i Turqisë, Receep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme turke që të shpallë non grata 10 ambasadorë...

Manastirliu: Vaksinimi nuk zgjidhet me detyrim, nuk duam të mbyllemi sërish

Për ministren Manastirliu vaksinimi nuk zgjidhet me detyrim, zgjidhet me shkencë duke mbështetur vaksinimin. Duke folur për situatën e studentëve në auditorë, ajo tha...

Pandemia “mbushi” xhepat e amerikanëve, shtohet numri i miliarderëve

Miliarderët amerikanë kanë rritur pasurinë e tyre përgjatë pandemisë me më shumë se dy herë, sipas një raporti të publikuar ditën e hënë. Sipas Institutit...

Shifrat/ Rriten rastet e reja me Covid-19 në 24 orë, regjistrohen 7 viktima

Ministria e Shëndetësisë: 4249 testime, 629 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete dhe 441 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i...

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër/ Shoferi humb kontrollin e automjetit, ka të plagosur

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër. Drejtuesi i automjetit R. K., ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë...

Lajme të tjera

Web TV