Atentati në Fier/ Ja kush është Demir Backa që u qëllua me 16 plumba, gjenden dy armët e autorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E shkuara e Demir Backës është në qendër të hetimeve lidhur me ekzekutimin e tij të mbrëmshëm në qytetin e Fierit, pranë një qendre tregtare. Pista e hakmarrjes dhe konfliktet që mund të kenë sjellë prishje të ekuilibrave me personat me influencë në Fier, që dyshohet se kanë qenë dhe shkaku i ekzekutimit të tij, teksa po rrinte brenda mjetit tip “Audi” i parkuar.

Dy autorët i janë afruar me një mjet tip ‘Benz” në lëvizje dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të 57-vjeçarit. Më pas ata janë larguar në drejtim të Vlorës dhe kanë djegur mjetin në afërsi të Bypass-it të Fierit. Brenda mjetit janë gjetur pjesërisht të djegur një kallashnikov dhe një pistoletë, që mendohet se janë përdorur për ekzekutimin e Demir Buckës. Armët janë dërguar në laborator për ekzaminim. Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja.

Demir (Dem) Backa ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa. Buc Backa u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë. Janë bërë më shumë se 24 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997.

Të fundit

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Qytet Studenti” në Tiranë, ku një 30-vjeçar është...

“Pleqëri pa taksa, pension i 13-të”, qeveria parashikon rritje të moshës së pensionit

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe planin e veprimit 2025-2030. Sipas...

Si e siguruam dhe verifikuam një dokument të Inteligjencës Ruse

Një urdhëresë nga shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë ishte pjesë e një pakete që u ofrua online nga një grup kibernetik kriminal. Nga...

Përmbyset historia/ Prindërit po preferojnë tani më shumë të lindin vajza se djem

Një video virale në TikTok, ka rikthyer vëmendjen te festa e quajtur “gender reveal”, ku një çift amerikan zbulon gjininë e fëmijës së tyre...

BioNtech nis testet klinike te njerëzit për vaksinën kundër kancerit të mushkërive

Një vaksinë revolucionare kundër kancerit të mushkërive, ka hyrë në fazën e parë të testimeve klinike te njerëzit, duke shënuar një hap të rëndësishëm...

Lajme të tjera

Web TV