Përdhunoi të miturën, arrestohet në Durrës 40-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali për përdhunimin e një të miture.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë, të shtetasit Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

 

Sipas mediave italiane, 40-vjeçari së bashku me vëllain, kanë përdhunuar një 10-vjeçare në vitin 2006 në Mondragone. Vëllai i tij ishte arrestuar nga policia italiane 2 vite më pas, ndërsa Bekim Troca ishte në arrati.

 

Të fundit

U godit me shpullë nga bashkëshortja, dëgjoni këshillën martesore të Trump për Macron

Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me...

Fëmijët me më shumë ankth rriten me këtë lloj prindi

Çrregullimet mendore janë të pranishme edhe tek fëmijët apo adoleshentët, një realitet që po kuptohet gjithnjë e më shumë vitet e fundit, falë rritjes...

“Rama i ka zgjedhjet e 2029 në xhep!”/ Çfarë po paralajmëron ish-presidenti Topi

Ish-presidenti Bamir Topi, duke komentuar zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se Sali Berisha, me aq sa e njeh ai, nuk do të largohet...

Bamir Topi: Demokratët duhet të mbyllin raportin shpirtëror politik me Sali Berishën

I ftuar në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, ish-presidenti Bamir Topi analizoi edhe rezultatin që mori opozita, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike...

Vajza e Giorga Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

Një postim i bërë në rrjetet sociale, i cili përmbante kërcënime të rënda ndaj vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, ka tronditur opinionin publik dhe...

Lajme të tjera

Web TV