Ikin dritat në Kuvend, komisionet vijojnë mbledhjen/ Batuta mes deputetëve, në mbledhje dhe Çela i OSHEE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa minuta pa energji për Kryesinë e Kuvendit. Energjia elektrike është ndërprerë për disa minuta sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Megjithatë mbledhjet kanë vijuar dhe pa drita, teksa për ironi të fatit në komisionin e Ekonomisë raportonte kreu i OSHEE Ardian Çela, ndërsa në Komisionin e Ligjeve zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja.

Nuk kanë munguar batutat e deputetëve që e kanë marrë me sportivitet situatën e krijuar. Ndërsa dhe vetë Çela ka qeshur në komisionin e Ekonomisë.
“Edhe aeroplani bie, edhe avioni bie, megjithatë shoh që mikrofoni është i ndezur, duhet parë çelësi i brendshëm”, tha Çela.

Ndërsa deputetja e PS Ermonela Felaj që ishte duke folur tek Ligjet tha se masat janë marrë si duhet. “Ja i kemi marrë masat si duhet, që edhe në krizë puna të vijojë normalisht”, tha ajo.

Mësohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë  në Kryesinë e Kuvendit dhe zonën përreth.

Shkëndija ka ndodhur në kabinën e vendosur pranë Kryesisë së Kuvendit dhe në vend kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e OSHEE, megjithëse nuk ka pasur flakë.

Të fundit

‘Blof’, miqësi dhe ndërmjetësim/ Si u arrit marrëveshja mes Iranit dhe Izraelit

Po sikur të ketë qenë një operacion i koordinuar që në fillim, për t’i dhënë mundësi të gjithë protagonistëve...

Mbi 110 milionë njerëz në Evropë të ekspozuar ndaj ndotjes akustike

Më shumë se 110 milionë njerëz në të gjithë Evropën janë të ekspozuar ndaj ndotjes së dëmshme akustike, duke çuar në rreth 66 mijë...

Vendosja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, SHBA hap ambasadën në Jerusalem

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem ka njoftuar se do të rihapet të mërkurën, duke hequr urdhrat e mëparshëm për strehim në vend...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 25 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 83.9 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

1944: Beteja e Tali-Ihantala – Kur Veriu u mbulua nga zjarri

Në verën e vitit 1944, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po hynte në fazën e saj vendimtare, një nga betejat më të egra të...

Lajme të tjera

Web TV