Einxhel Shkira ka hyrë në Big Brother Vip për tu lidhur me Donaldin, konflikti i modeles me Borën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Herë tjetër do t’ia fusësh ti Borës, po do t’ia fusësh vërtet, e ke obligative”, ishte porosia që vëllai binjak, Romeo, i dha Donald Veshajt, kur ajo ndërhyri me xhelozi në afrimitetin e tij me Einxhel Shkirën.

Gjithçka ndodhi kur Einxhel iu bashkua binjakëve në programin e tyre, duke zëvendësuar Bora Zemanin, pas largimit të saj për shkak se mori përsipër drejtimin e programit “Për’puthen”.

E duke qenë se kishin filluar thashethemet se Donaldi po afrohej pak më shumë se duhet me Einxhel, Bora i kërkoi atij ta ftonte në emission ku të inskenonin një sherr për arsye xhelozie. Por në fund të numrit, Bora dhe Einxhel thanë se ishin shoqe, ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe papritur Einxhel njoftoi se u kishte thënë “lamtumirë” binjakëve, për arsye që preferoi t’í mbante sekret.

Por në punën vetëm disajavore të Einxhel me Donaldin, natyrisht që kishte një prapaskenë konflikti dhe xhelozie, që u bë shkak për largimin e saj nga puna dhe më pas për situatat e xhelozisë mes Donaldit dhe Borës shkruan Panorama.

E disa ditë pasi Veshaj ka pranuar se ende e do moderatoren Bora Zemanin, të cilën e ka konsideruar si “femrën që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës”, dhe pasi ata shkëmbyen një puthje në buzë kur Bora hyri në “BBV”, ja ku shfaqet sërish në skenë Einxhel. E larguar në Afrikë ku tha se kishte nisur një jetë të re, ajo papritur rikthehet, hyn në “Big Brother” dhe i afrohet direkt Donaldit, ish-kolegut të saj.

Po ç’do të ndodhë mes tyre pasi ai i ka premtuar Zemanit se do të hyjë vetëm dhe do të dalë po vetëm nga ky reality show? Së pari tregojmë se cila është lëvizja e parë e Einxhelit pas hyrjes në shtëpi, duke qenë se realisht ka hyrë për të trazuar ujërat.
Para pak netësh, vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP” vendosën që të organizonin një festë, e cila do të përfshinte ushqime, pije dhe lojëra të ndryshme. Si pjesë të argëtimit, ato zgjodhën të luanin me dënime.

Lexo edhe :  Jozi dhe Loredana i japin fund lidhjes?

Djemtë e njohur përgatitën ambientin jashtë në oborr për të luajtur, duke krijuar dy zona: atë të vajzave dhe atë të djemve. Ata ishin ulur përballë njëri-tjetrit dhe nisën të jepnin dënimet me radhë. Arjola Demiri vendosi që t’i japë Einxhel Shkirës një dënim të sikletshëm. Aktorja i kërkoi moderatores që të shkonte te Donaldi dhe t’i përshpërisë një frazë. Shkira pranoi menjëherë që ta realizonte dënimin dhe u çua të shkonte drejt aktorit të humorit.

Pasi u ul në gjunjë, i pëshpëristi në vesh fjalinë: “Je shumë seksi”. Kur djemtë e tjerë e pyetën se cili ishte dënimi, aktori u tha fjalinë dhe bëri një mimikë, që e dekonspironte situatën mes tyre.

Moderatorja Einxhel Shkira hyri në “BB Vip” bashkë me Beatrix Ramosajn dhe Sara Berishën. Teksa po bisedonte me Kledin në oborr pas përfundimit të spektaklit, Shkira tha se ka lënë Afrikën për të ardhur në “Big Brother VIP” dhe komentuesit kanë shkruar se arsyeja e hyrjes është pikërisht Donaldi.

Të fundit

S’e përjashton protestën e diasporës, Berisha paralajmëron Ramën nga Brukseli

Në një deklaratë nga Brukseli, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vuri theksin te raporti i Komisionit të Jashtëm...

Murseli deklarohet sërish i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit së vrasjes së Liridona Ademajt, 30-vjeçares së vrarë në nëntor të...

Historia e transplantit të parë të zemrës

Kur Christiaan Barnard transplantoi zemrën e parë më 3 dhjetor 1967, - dhe vendosi zemrën e një gruaje 25-vjeçare në trupin e një burri...

“Zgjedhjet ishin të konkurueshme”/ Flet analisti: Polarizimi e ka emrin Sali Berisha

Analisti Arben Meçe komentoi qëndrimin e ndërkombëtarëve lidhur me zgjedhjet e fundit elektorale në vend. I ftuar në një studio televizive Meçe tha se...

S’janë fëmijët e Danimarkës ata që se përballojnë debatin për Gazën. Janë politikanët

Duke ndaluar një debat shkollor mbi sovranitetin palestinez, udhëheqësit tanë kanë zbuluar se çfarë vendi po bëhemi Rune Lykkeberg* Në Danimarkë, na pëlqen të mendojmë se...

Lajme të tjera

Web TV