Gjatë një inspektimi të imtësishëm që u janë bërë gjatë ditës së sotme në Bashkinë e Cërrikut investimeve të financuara nga Qeveria e Gjermanisë, përfaqësues të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik Gjerman ( BMD) kanë mbetur mjaft të kënaqur nga puna e shkëlqyer e bërë deri tani nga të gjitha palët.
Është impresionuese që në një bashki modeste si Cërriku të realizohen investime mjaft serioze gjatë pak viteve. Ndër to disa janë mjaft të rëndësishme sikurse është impostimi i mbetjeve dhe investimet në stacionin e pompimit të Lumit dhe mjaft të tjera. Na nevojiten shembuj të tillë kaq pozitivë për t’iu treguar të gjitha bashkive të Shqipërisë shembuj të shkëlqyer që duhen marrë si modele suksesi tha z.Volker Oel, Drejtor/Komisioner për Europën Lindore.
Bashkia e Cërrikut është modeli më i mirë që duhet marrë shembull nga të gjitha bashkitë e Shqipërisë dhe nuk e teprojmë aspak kur japim një vlerësim të tillë. Edhe investimi për trajtimin e ujërave të ndotura dhe furnizimi me ujë të pijshëm pa ndërprerje i Cërrikut tregon qartë bashkëpunimin mjaft të mirë të kësaj Bashkie me Qeverinë gjermane.
Gjatë inspektimit të investimeve përmes GIZ dhe KFV konstatuam se bashkëpunimi financiar dhe teknik është një mundësi e mirë për të trajtuar qasjet e ardhshme të integruara për zhvillim të qëndrueshëm urban në lidhje me sektorët e ujit të pijshëm, ujit të ndotur dhe mbetjeve ku kërkohet gjithmonë një bashkëpunim dhe koordinim i ngushtë. Në Bashkinë e Cërrikut me asistencën e GIZ do instalohen 4 impiante të trajtimit të ujërave të ndotura dhe nëpërmjet realizimit të këtij projekti sillet në vëmendje vendimmarrja kundrejt impianteve të decentralizuara.