Vendimi i Kushtetueses/ Legjitimohet 30 Qershori: Nuk ka zgjedhje të parakohëshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese vendosi dje të mos të ketë përsëritje të zgjedhjeve për kryetar bashkie. Zgjdhjet e mbajtuara në 30 qershor ajo i ka cilësuar si legjitime duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive.

Nuk do të ketë ripërsëritje zgjedhjesh në Shqipëri për ato që u mbajtën më 30 qershor 2019 për kryetar bashkie. Edhe pse Partia Sociaslite garoi e vetme në 30 bashki, Gjykata Kushtetuese i ka quajtur ato të ligjshme duke rrëzuar kështu kërkesën e Shoqatës së Bashkive për rispërsëritje të zgjedhjeve. Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive për shpalljen të pavlefshëm të 30 qershorit dhe mbajtjen sërish të zgjedhjeve lokale. Në njoftimin e saj kjo gjykatë thekson se vendimi u mor pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues dhe mori në shqyrtim opinionin ‘amicus curiae’ të Komisionit të Venecies. Sipas “Kushtetueses”, vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore. “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021 çështjen me palë kërkuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt: Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies”, thuhet në njoftimin e Gjykatës duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive.  Sipas njoftimit, vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Partia Socialiste

Edhe pse ende nuk ishte shpallur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Socialsite, Damian Gjiknuri tha se PS është gati të hyjë në zgjedhje në të gjitha bashkitë, duke lënë topin tek Presidenti Ilir Meta për të dekretuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Por dje Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar zgjedhjet e mbajtuara më 30 qershor 2019 si zgjdhje të ligjshme. Tashmë me këtë vendim kreu i shtetit Ilir Meta është i detyruar që të dekretojë një datë të re zgjedhjesh lokale vetëm për gjashtë bashki të vendit ku kryetarët janë dorëhequr ose prekur nga ligji i dekriminalizimit.

Lexo edhe :  'Evropa’ vjen në Lezhë, Rama publikon pamjet e spitalit të ri modern

Partia Demokratike nuk ka reaguar deri në shpalljen e vendimit nga Kushtetuesja, çka do të thotë se mungesa e kësaj force politike në qeverinë vendore nuk përbën problem për ta. Vetëm dy ditë para gazeta “Fjala” shkroi se Gjykata do të jepte vendimin mes tre opsioneve: ose do të ketë zgjedhje në 61 bashki, ose vetëm aty ku nuk ka pasur garë, ose Gjykata do të shprehte legjitimitetin e zgjedhjeve të mbajtura në 61 bashki. Kushtetuesja vendosi për të tretën: Në Shqipëri nuk ka përsëritje të zgjedhjeve.

Patozi: Opozita nuk mund ta përsërisë më atë eksperiment të çmendur

Ish-kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të ligjshme zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Me anë të një postimi në Facebook, Patozi teksa i referohet opozitës, e cila bojkotoi zgjedhjet thotë se një aventurë e rrezikshme përfundoi me një kosto shumë të lartë për të.

Ndërsa për vendimin e Kushtetueses ai shprehet se ky institucion i pavarur nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë, se sa ka përkthyer fermanin e ashpër dhe të qartë të Komisionit të Venecias. “Do të habitesha shumë, nëse dikush nga palët ndërluftuese do të shprehte sot pendesë apo reflektim, pas vendimit të së vetmes gjykatë në Shqipëri, e cila, të paktën deri tani, nuk konsiderohet ende si e kapur nga pushteti. E cila, në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë, se sa ka përkthyer fermanin e ashpër dhe të qartë të Komisionit të Venecias”, shkruan Astrit Patozi.

Duke e quajtur “Fundi i pritshëm i një marrëzie politike” ai shkuan se “Gjatë kohës kur “Foltorja” dhe vulëmbajtësit e partisë mendonin dhe vepronin njësoj. Një aventurë e rrezikshme, e cila përfundoi me një kosto shumë të lartë për të gjithë opozitën, por veçanërisht për Partinë Demokratike. Një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.

Tani e kanë të mbyllur një herë e përgjithmonë atë shteg. Sepse e kanë të shkruar si në pllakë të varrit, se jo vetëm nuk mund ta përsërisin më atë eksperiment të çmendur, por as nuk mund të guxojnë ta çojnë atë nëpër mend”, shkruan Patozi.

Të fundit

BB: Sfidë për Shqipërinë migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve

Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kap8italin njerëzor. Një vlerësim periodik i Bankës Botërore sjellë nën...

Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, rritet me 14.7% numri i turistëve që na preferuan

Italianët kanë mbetur grupi i dytë me peshën më të madhe të vizitorëve pas Kosovës duke u rritur në janar-shkurt me 14.7 për qind...

Trump kërcënon Zelenskyn/ Paqe tani ose do ta humbësh vendin

Kievi është me shpinën për muri. Në cep. Donald Trump i ka dhënë një ultimatum Zelenskyt. “Kam marrëveshjen me Rusinë” duke shtuar: por është e vështirë...

24 Prilli – Dita e Aviacionit/ Aviacioni luftarak, nga krenaria te harresa

Nga Leonard Veizi Më 24 prill Shqipëria përkujton Ditën e Aviacionit, një datë që dikur përfaqësonte krenarinë e Forcave të Armatosura dhe ëndrrën e fluturimit...

Zgjedhjet 2025/ Nisin akuzat për presion votash nga grupet kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta lidhur me kërcënimët sipas tij që po ju bëhen qytetarëve për të votuar Partinë Socialiste. Ai...

Lajme të tjera

Web TV