Gledis Nano i akordon certifikatë për ‘Shërbime të Dalluara’ drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gledis Nano, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vlerësuar me Certifikatën për “Shërbime të Dalluara”, drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtuesin e Parë, Edmond Rizaj, si dhe dy oficerëve të kësaj drejtorie.

Njëkohësisht edhe DEA në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, vlerëson me Certifikatë për Shërbime të Dalluara, tre oficerë të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në një ceremoni të veçantë ku ishte i pranishëm Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e Drejtorit të Drejtorisë Hetimore Edmond Rizaj dhe të oficerëve të tjerë të kësaj drejtorie, në ndjekjen dhe finalizimin e disa operacioneve të suksesshme kundër krimit të organizuar.

Nga ana tij, drejtori Edmond Rizaj theksoi se i gjithë stafi i Drejtorisë Hetimore është i fokusuar dhe i angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar me të gjitha agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim kryerjen e hetimeve të përbashkëta për të goditur grupet kriminale brenda dhe jashtë vendit.

“Me certifikatë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano janë vlerësuar:

Drejtues i Parë Edmond Rizaj – i është akorduar “Certifikata për Shërbime të Dalluara” me motivacionin “Për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar në drejtimin e finalizimit me sukses të disa operacioneve policore të realizuara nga Drejtoria Hetimore në funksion të dokumentimit të aktivitetit kriminal të personave apo grupeve të strukturuara kriminale”.

Kryekomisar Saimir Durro – i është akorduar “Certifikata për Shërbime të Dalluara” me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Komisare Mirela Deda – i është akorduar “Certifikata e Karrierës” me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Lexo edhe :  Mbi 600 të arrestuar! Policia raporton përmbledhjen mujore të majit

Me Certifikatë për Shërbime të Dalluara, nga DEA në Departamentin e Drejtësisë të

Shteteve të Bashkuara, janë vlerësuar:

Kryekomisar Gjergj Oshafi

Kryekomisar Rezar Velmishi

Kryekomisar Loreta Alla

Me motivacionin “Për dedikim ndaj detyrës dhe shërbime të shquara.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Të fundit

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Ismajli ka 3 oferta në tavolinë, ku do të transferohet mbrojtësi i kombëtares?

Ardian Ismajli është kthyer në një lojtar që po tërheq vëmendje në merkato. Sipas mediave turke, mbrojtësi i kombëtares shqiptare kërkohet nga Trabzonspor. Ky është...

PD, analizën e humbjes nuk e bën humbësi!

Nga Sebi Alla Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ua ka bërë të qartë të tijëve dhe publikut se gjëja që nuk e mendon as...

Lajme të tjera

Web TV