“Ta varin…”/ Drejtori ngacmoi seksualisht nxënëset, flet gjyshja e 14-vjeçares: Ja çfarë i shkruante vajzës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tronditëse u raportua dje në Pogradec, ku drejtori i shkollës kishte ngacmuar seksualisht dy vajza.

Gjyshja e 14-vjeçares, njërës prej vajzave të ngacmuara seksualisht në fshatin Stropckë në Pogradec, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Në një prononcim, ajo ka deklaruar se vajza ka folur për dy javë me drejtorin e shkollës dhe ai i shkruante fjalë turpi.

Sipas së moshuarës, vajza ka jetuar me ta, pasi prindërit i ka në Greqi.

“I ka shkruar çupes në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin çuar në Pogradec. Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa shkoi në Pogradec. Nuk e di çfarë i shkruante por llafe turpi.

Kishte dy javë që shkruante me çupën. Vajza na tregoi pastaj, prindërit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babanë e asaj. Dje na thirrën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jashtë përjashta, për çupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin.”, tha e moshuara.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV