Manastirliu: ‘Greenpass’ opsion në tryezë! Ne nuk rekomandojmë se si bëhet mësimi, por themi se çdo student duhet të paraqesë kartën e vaksinimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Ogerta Manastirliu, në seancën e sotme dëgjimore për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022, prezantoi programet që do të financohen me këtë buxhet.

Gjithashtu Manastirliu foli për investimet që janë bërë në spitalet rajonale, për të cilët tha se janë bërë ndërhyrje të rëndësishme.

E  ndalur tek vendimi për aplikimin e “Greenpass” dhe mënyrës së si do të administrohet , ajo tha se tashmë Europa po kthehet në epiqendër të viruseve dhe se për këtë arsye është i rëndësishëm vaksinimi sa më i lartë i qytetarëve, duke theksuar se aplikimi i ‘greenpass’ mbetet një opsion në tavolinë.

Manastirliu bëri thirrje për ndërgjegjësim të qytetarëve si edhe të rinjve për të mos neglizhuar vaksinën, pasi është e rëndësishme që të parandalohet përhapja e virusit për të pasur edhe një dimër sa më të qetë.

 

“Buxheti i 2022 do të financojë shërbimet esenciale në spitale ,duke filluar nga loboratorët për të pasur standard të lartë. Sa i përket spitalit të Korçës dhe të gjitha spitaleve rajonale kemi bërë investime të rëndësishme. Rezonanca magnetike është investimi që ne kemi bërë në spitalin e Korçës. Kemi investuar në 20 ambulanca të reja që do të fuqizojnë shërbimin e emergjencës. Nga ana tjetër do të shtohet edhe paketa e kataraktës në spitalin e Korçës. Ndërkohë programi i rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore e ka ndryshuar tërësisht faqen e qendrave shëndetësore. Në fazën e dytë me buxhetin e vitit 2022 do të investojmë në 50 qendra dhe ambulanca të reja. Spitalet rajonale janë përfshirë në planin kundër COVID dhe të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë qenë në frontin e parë të luftës kanë përfituar bonusin për mjekët dhe infermierët. Të gjithë bonuset janë dhënë sipas vlerësimeve që kanë bërë drejtoritë e Spitaleve.

 

Lexo edhe :  Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Anastasios Janullatos

Edmond Spaho: Janë ndërmarrë programe për të ndihmuar fëmijët autikë. Kur do të vijë dita që të kemi qendër shtetërore ku familjet me fëmijë autikë të mund ti çojnë gjatë kohës kur ata janë në punë? Po mendoni të aplikohet ‘greenpass’, besoj që do të jetë e vështirë të administrohet. Do të vendosim ndonjë polic për kontroll dhe përse nuk merren masa për Universitetet, hyjnë që të gjithë?

Manastirliu: Sa i përket fëmijëve që vuajnë nga çrregullimi i spekrit autik dua të theksoj se shërbimet shëndetësore që ne ofrojmë janë duke u përmirësuar. Është një investim që jo vetëm kishte ardhur koha, por dhe i nevojshëm për tu aplikuar në Tiranë, por i rëndësishëm edhe në zona të tjera. Ka një qendër shtetërore që siguron shërbime afatmesme.  Sa i përket fëmijëve me problematika të nivelit të lehtë, politika jonë është integrimi, ndaj për fëmijët me aftësi ndryshe ne kemi vendosur në shkolla mësuesit ndihmës. Për herë të parë ne përfshijmë edhe fëmijë pas moshës dy vjeç që mbështeten financiarisht nga shteti sipas problematikave që ato kanë.

Ndërsa sa i përket rritjes së mbulesës vaksinale dhe faktit për të pasur një dimër sa me të lehtë nevoja për të rritur mbulesën vaksinale është e lartë dhe për këtë kemi vendosur detyrimin për paraqitjen e ‘greenpass’ në universitet. Ka pasur një rritje të mbulesës vaksinale në universitet , por ende ka nevojë për shumë punë. Ne jemi duke bashkëpunuar me universitetet sepse këtu kërkohet një ndërgjegjësim i studentëve i të gjitha strukturave. Ne nuk rekomandojmë se si bëhet mësimi, por themi se çdo student duhet të paraqesë kartën e vaksinimit. Sa i përket ‘green pass’ ne po shohim që Europa është epiqendër e virusit, ne jemi duke e vlerësuar ‘greepass’, është opsion në tryezë .

Të fundit

Horoskopi ditor, 30 Janar 2025

Dashi Të enjten mund të ndiheni veçanërisht të paduruar. Jeni mësuar të merrni vendime të shpejta dhe të filloni aventura të reja, por të enjten...

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e fundit të kësaj faze, teksa...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Lajme të tjera

Web TV