Lezhë/ Hynë për të vjedhur vilën, i gjithë fshati në aksion për të kapur hajdutët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një fshat të Lezhës. Në orët e para të mëngjesit dy të rinj janë futur në një banesë në fshatin Pllane, por janë pikasur nga komshinjtë.

Sirena e një ambulance i ka frikësuar hajdutët, pasi kanë menduar se është automjet i policisë dhe kanë tentuar të largohen me shpejtësi nga vila 3-katëshe.

Menjëherë disa banore të lagjes i janë vënë në ndjekje duke njoftuar njeri-tjetrin në telefon dhe kanë arritur të bllokojnë njërin prej tyre.

Sipas banorëve, gjatë tentativës për t’u larguar, njeri ka hedhur në ferra pistoletën dhe një telefon, ndërsa tjetri është larguar në drejtim të malit.

Pas njoftimit të policisë, kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje duke arrestuar të riun, banues në Lezhë, ndërsa po ushtron kontrolle për të bërë të mundur edhe kapjen e personit tjetër. Po ashtu mësohet se kjo vilë kishte rënë pre e një tjetër vjedhje më herët.

Vjedhjet e banesave prej kohesh janë kthyer në një shqetësim serioz në bashkinë e Lezhës dukë nxjerre në pah mungesën e bashkëpunimit polici-komunitet.

Të fundit

“Turp që Flamur Noka është nr.2 i PD”/ Dash Sula nuk i kursen demokratët

Deputeti Dashnor Sula ishte i ftuar sot në një emision, ku foli për ndarjen e tij nga Partia Demokratike...

6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani ‘non gratën’

Sali Berisha e ka përdorur kontratën e lobimit me vlerë 6 mln dollarë, të nënshkruar para zgjedhjeve të 11 majit, për të gënjyer Departamentin...

Ëndrra me të atin që e përndjek ende Edi Ramën, por që e bëri ministër

Rama ka pasur jo pak çaste të ulëta dhe kulminante në jetën e tij, të cilat e kanë shndërruar nga një figurë sportive, në...

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Gadishullin Kamchatka në Rusi, njofton Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i...

VIDEO/ Truproja e Messit në fushë gjatë sh*rrit, priten masa shembullore nga MLS

Lionel Messi është sërish protagonist absolut me Inter Miami. Në fushë, “Pleshti”, tani i shoqëruar edhe nga Rodrigo De Paul, dha dy asistime vendimtare për...

Lajme të tjera

Web TV