Ennio Morrikone, talenti i pamasë i një kompozitori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 500 kompozimet e tij ai do tw rreshtohej përkrah Bethovenit e Mozartit, por kolonat zanore të filmave i dhanë famën e jashtëzakonshme

 

Nga Leonard Veizi

 

Kishte një talent të pamasë. Por pa dyshim, kinemaja i dha një famë të jashtëzakonshme, edhe pse ai vetë do të dëshironte të kishte të njëjtin sukses edhe me pjesët që kishte kompozuar jashtë saj. Por industria e filmit është shtypëse dhe merr spektatorë pa fund. Gjithsesi, ai ishte nga ata kompozitorë emri i të cilëve u ngulit thellë në memorien kolektive. Kjo, ose për shkak se filmat ishin shumë të suksesshëm dhe emri i kompozitorit për kolonën zanore u fiksua shpejt bashkë me atë të regjisorit dhe aktorëve kryesorë, ose sepse ilustroi me muzikën e tij aq shumë filma, sa që nuk kishte më arsye pse emri i tij të mos mbetej në kujtesë.

 

…Po t’u përmendësh emrin e Enio Morrikone-s, shumë e shqiptarë do ta lidhin atë me filmin “Për një grusht dollarë”, një prodhim i vitit 1964, nga regjisori i famshëm italian Serxho Leone, nën interpretimin e amerikanit të jashtëzakonshëm Klint Istvud. Pra, duheshin vetëm këta tre emra për të nxjerrë në dritë një film shumë të ndjekur. Në rastin më të mirë, duke zgjeruar gamën, emri i Enio Morrikone-s mbahet mend edhe për kolanën e shumë filmave “spagheti western”, gjithashtu pjesën më të mirë tyre në bashkëpunim me të njëjtin regjisor. Por për shqiptarët emri i Enio Morrikones është i lidhur dhe me filmin “La Piovra” një nga më të ndjekurit, sidomos gjatë periudhës izolacioniste në vend, ku ky film shihej si një dritare nga ku mund të shihej bota e përtejme perëndimore. Dhe po aq i njohur emri i kompozitorit italian ishte dhe me filmin “Jos il professionista”, ku luante ylli i kinemasë franceze, Jan Pol Belmondo.

Por më pak se shumica absolute e dinë se ai ka shkruar muzikën e filmave edhe më të famshëm, p.sh. “Na ishte një herë Amerika”, i fundit i Serxho Leones, që cilësohet nga kritika dhe më i miri i prodhimeve të tij, por edhe një kryevepër kinematografike. “Muzika është e domosdoshme, sepse filmat e mi praktikisht mund të jenë filma të heshtur, me pak fjalë, dhe kështu muzika nënvizon veprime dhe ndjenja më shumë sesa dialogu,” është shprehur regjisori Sergio Leone.

Megjithatë, Enio Morrikone do të bashkëpunonte edhe me regjisorë të tjerë të mëdhenj: nga Bertoluçi te Karpenter. Në fund, ndër bashkëpunimet e suksesshme rezultuan edhe bashkëpunimet me regjisorin Kuentin Tarantino, ku ky i findit pas filmit “The Hateful Eight” e cilësoi Morrikonen “artist me më tepër talent se Bethoven apo Mozart”.

Lexo edhe :  Ngjarja e policit në Vlorë; Nuk është rastësi, por simptomë dhe alarm për përgjegjësi

Enio Morrikone është ndoshta kompozitori më i famshëm i filmit të shekullit të 20-të. Ai është gjithashtu një nga kompozitorët më pjellorë që punoi në çdo medium. Ndërsa rezultatet e tij të filmit kanë qenë pothuajse në çdo stil muzikor të imagjinueshëm.

Morrikone filloi të studiojë muzikë në Konservatorin e Romës, Santa Cecilia, në moshën 12 vjeç. I nxitur të përqendrohej në përbërje nga instruktorët e tij, ai e mbështeti veten duke luajtur trumbetë në bandat e xhazit, dhe më pas punoi për radion kombëtare të Italisë, pas diplomimit në konservator.

Enio Morrikone u njoh për kolonat zanore të shumë filmave italianë dhe të kinemasë botërore. Ai klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë e prodhimtarë të periudhës së tij. Kompozoi mbi 400 pjesë për kinemanë dhe serialet televizive, si dhe mbi 100 vepra klasike. Në të vërtetë 30 filmat që i përkasin tipit “western”, janë ata që e bëjnë atë aq shumë të njohur.

Morrikone u vlerësua me çmim Oscar për kompozimin e muzikës kryesore të filmit “The Hateful Eight” prodhim i vitit 2016 (Tetë më të urryerit). I njohur si “Maestro”, ai e mori Oscar-in e nderit në vitin 2007 për “kontributet e tij madhështore dhe të shumanshme në artin e muzikës së filmit”, Në karrierën e tij të gjatë u nominua në 91 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, prej të cilave fitoi 83, ku spikasin 3 çmime Grammy, 4 Golden Globe dhe 6 çmime BAFTA.

Rezultati i tij për të” The Good, Bad and the Ugly” të vitit 1966 konsiderohet si një nga tingujt më me ndikim në histori. Enio Morrikone ka ndikuar në shumë artistë përsa i përket stileve dhe zhanreve të tjera, duke përfshirë Hans Zimmer, Dire Straits, Metallica e shumë të tjerë.

Kompozitori famoz kishie ljdur në Romë më 10 nëntor 1928. Ishte një banor i përjetshëm i kryeqendrës italiane dhe vdiq në po të njëjtin qytet. Ai u nda nga jeta agimin e së hënës, në 6 korrik 2020, në moshën 91-vjeçare. Në testamentin e tij Morricone kishte shkruar: “Unë nuk dua të shqetësoj”.

©Copyright Fjala.al

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Fjala, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Fjala dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Të fundit

Zjarrfikësit të mbingarkuar, analiza e DW: Në Ballkan shpërthejnë zjarre

Prej disa ditësh pyjet në Evropën Juglindore janë përfshirë nga flakët dhe situata emergjente ende nuk ka mbaruar. Pak...

Maks Velo mungon, heshtja ndaj të shëmtuarës vazhdon…

Nga Shpëtim Luku Kryeministri Edi Rama ka marrë personalisht drejtimin e aksionit për lirimin e disa hapësirave publike në Tiranë e në qytete të tjera,...

Reformohet ligji për produktet jo-ushqimore, bëhet në përputhje me rregullat e BE-së!

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e funksionimit të tregut të brendshëm dhe përafrimin me legjislacionin evropian, në Konsultimet Publike është publikuar projektligji për...

Dosja Meta-Kryemadhi/ Tre vepra penale, 12 vjet burg!

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se çifti Meta-Kryemadhi ka shkaktuar dëme shumë të mëdha. Gjatë intervistës në “Edicionin e Fundit” në ABC News, avokati tha se...

Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata nga zjarret në territorin e Shqipërisë është përmirësuar ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit, falë reshjeve të shiut...

Lajme të tjera

Web TV