Porti turistik në Vlorë fillon zyrtarisht së shpejti, ja si do të duket (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2022, kryeministri Edi Rama konfirmoi edhe zhvillimin e turizmit të një niveli të ri në Vlorë. Në seancën e sotme parlamentare ai pohoi se së shpejti fillon puna për portin e ri turistik në qytetin e Vlorës.

Më herët gjatë këtij viti qeveria ka bërë të ditur planin madhor për modernizimin e bregdetit të Vlorës, duke zhvendosur nga zona e banuar portin e sotëm industrial dhe zëvendësimin e tij me një port të ri dedikuar turizmit.

Porti i ri turistik do të jetë investim i një “joint venture” të përbërë nga kompanitë “Marina di Valona” sh.p.k., “Brunes” sh.p.k., “Ndregjoni” sh.p.k. dhe “Marina Projects”. Vlera e përgjithshme e investimit do të jetë 2,8 miliardë lekë, e kryer brenda 3-4 viteve, kurse të ardhurat që do t’i sjellë ekonomisë së qytetit kur të fillojë funksionimi, do të jetë rreth 4,3 milionë euro në vit.

Në situatën aktuale Vlora dhe gjithë vendi ynë janë të vetmit në rajon pa infrastrukturën e duhur detare për të pritur turizëm vërtet elitar, duke bërë që ekonomia vendase ta ndiejë mungesën dhe të mjaftohet vetëm me turistët e kësaj kategorie që vijnë në rrugë tokësore.

Ndërsa porti i ri turistik ose Marina Vlorë sic do të njihet, do të ketë kapacitet për rreth 500 mjete lundruese të tipit jahte, megajahte apo anije turistike. Për më tepër, Marina Vlorë do të ofrojë edhe shërbimet mbështetëse për këtë lloj flote, p.sh. furnizimin me karburant, energji dhe ujë. Po të marrim parasysh edhe këto, vlera totale për komunitetin do të kalojë 20 milionë euro ne vit.

Kreu i qeverisë ka bërë të ditur edhe planin konkret për të ndërtuar nga e para portin e peshkimit, portin e mallrave dhe pikën e mbërritjes së pasagjerëve në zonën e Triportit. Pritshmëritë janë që Vlora të plotësojë kushtet për t’u bërë pjesë e natyrshme e itinerareve turstike elitare të botës.

Lexo edhe :  Vajzat dominojnë auditoret e universiteeve, po djemtë ku po shkojnë?

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV