Gracka e Bashës, akt i fortë apo bllof kurajoz?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ermal Mulosmani

Lajmi i thirrjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike nga Kryesia e PD-së me nismën e Kryetarit Basha, ishte surprizë e madhe për opinionin që ndjek zhvillimet politike. Por jo vetëm aq. Duket se edhe në kampin kundërshtar u gjendën në befasi. Reagimi i parë i Berishës ishte refleksiv, një kundërshtim flakë për flakë. Ai i qëndroi lajmërimit të vet për Kuvendin e kontestuar të 11 Dhjetorit për të cilin po luftonte prej dy muajsh duke bredhur qytet më qytet për të mbledhur mijëra firmat përkundër vullnetit politik të strukturave drejtuese të Partisë.  Më së paku Basha arriti të shkaktonte huti te kundërshtarët euforikë që flisnin për revolucionin paqësor të 11 Dhjetorit.

Basha, deri atë ditë, kishte zgjedhur një taktikë injoruese ndaj lëvizjes së Berishës duke dhënë deklarata ironike për mbështetje 97% të anëtarësisë dhe se Foltorja është një lëvizje që bëhet për arsye personale që janë jashtë interesave të Partisë Demokratike. Kjo taktikë krijoi një bindje që ai do të rrinte deri në fund në zyrën e tij për të mbrojtur vulën dhe logon e Partisë edhe sikur Berisha të merrte gjithë bazën. Nga ana tjetër, entuziasmi që përçonte Foltorja po krijonte idenë se 11 Dhjetori ishte i pakthyeshëm dhe se Basha ishte në rënie të lirë drejt shkarkimit ose mbajtjes mbas procedurave apo yçklave formale.

Prandaj  thirrja e Kuvendit Kombëtar me proçedurat standarte të parashikuara në Statutin e Partisë Demokratike ishte një akt i fortë dhe sfidë ndaj Berishës. Nëse Berisha ka shumicën që pretendon le të vijë dhe të provohet në një Kuvend të pakontestuar të njohur nga të gjithë.

Çfarë ndodh nëse secili mban Kuvendin e vet?

Ky është opsioni më i mirë për interesat personale të gjithësecilit prej dy liderëve por version më i keq për interesat elektorale të partisë Demokratike. Nëse masin forcat në një Kuvend formal, të pakundërshtuar nga të dy palët, njëri prej tyre do të humbasë. Ai duhet të pranojë vendimin e Kuvendit dhe të rrijë në minorancë. Mirëpo, siç duket, asnjëri prej Berishës apo Bashës nuk është gati të humbë. Më mirë secili me Kuvendin e tij, secili me Partinë e tij.

Lexo edhe :  Më mirë të mbyllim qeverinë se Tik-Tok!

Mosmarrja pjesë e mbështetësve të Berishës në Kuvendin Kombëtar të 18 Dhjetorit është lajmi më i mirë për Lulzim Bashën. Në këtë moment ai ka edhe gurin edhe arrën. Strukturat e komanduara prej tij si komisioni i mandateve apo të tjera të ngjashme me të, mund të hartojnë process-verbale fiktive për kuorumin e Kuvendit apo për procedurën dhe ligjshmërinë e vendimeve që do të merren aty. Askush nuk është i interesuar për t’i kundërshtuar ose për të verifikuar përveç krahut të Berishës që mungon. Të tilla takime ai ka bërë një herë në katër vjet sa herë është mundur nga Rama dhe ka mundur kandidatët e Partisë. Gjithmonë me duartrokitje dhe hosanara. Vendimet e Kuvndit të 18 Dhjetorit do ta rikonfirmojnë Bahën si lider të PD-së dhe do t’i japin legjimitet edhe vendimit të përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.

Mospjesëmarrja e grupit berishist në Kuvendin e 18 Dhjetorit do të bënte që Basha ta fitonte në tavolinë ndeshjen. Ata i luten Zotit që kjo gjë të ndodhë.

Nëse Berisha do të merrte pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit sigurisht që atmosfera do të ishte e jashtëzakonshme. Do të përjashtohej fiktiviteti, do të identifikoheshin mirë anëtarët e Kuvendit, do të numëroheshin votat, do të kishte debat, do të kishte të humbur dhe të fituar. Me pak fjalë do të ishte një Kuvend i vërtetë jo një ekskursion formal miltantësh. Në këtë kontekst, mospjesëmarrja e Berishës në këtë Kuvend hedh disa hije dyshimi mbi Lëvizjen e tij…

A mos i druhet faktit se raporti i forcave në Kuvend nuk është i sigurtë në favor të tij  dhe do ta kamuflojë me bojkot dhe mbajtjen e gjërave pezull? A mos e vë në dyshim ky hezitim vërtetësinë e firmave të mbledhura e të mbyllura në kasafortë? Hijet e dyshimit në këtë rast forcohen.

Mirëpo edhe nëse te Berisha ka ndonjë pasiguri ai nuk mundet të tërhiqet. Tashmë, ai duhet të përballet dhe të pranojë verdiktin. Lënia e fushës bosh kur erdhi moment i së vërtetës është një fitore e Bashës. Ai e hodhi dorashkën për ndeshje. Edhe nëse është bllof është bllof i fortë. Berisha duhet të vistojë që të happen letrat.

Burimi: http://www.gazetaexpress.com/gracka-e-bashes-akt-i-forte-apo-bllof-kurajoz/

Të fundit

Krishtlindje në “Notre Dame”, meshë të shenjtë për herë të parë pas 5 vitesh

Për herë të parë që pas shkatërrimit të saj nga zjarri në prill të vitit 2019, katedralja ikonike “Notre-Dame...

Kremtohet Krishtlindja/ Nga veriu në jug si festuan besimtarët lindjen e Krishtit

Krishtlindja është një festë e krishterë që kremton lindjen e Jezu Krishtit, për të cilin të krishterët besojnë se ishte biri i Perëndisë. Krishtlindja është...

Dyndje për festat, “bien” linjat ajrore amerikane: Bllokohen mijëra fluturime!

Pikërisht në periudhën më të ngarkuar të vitit, kompania amerikane e fluturimeve “American Airlines” ndërpreu fluturimet për shkak të një problemi teknik, që komplikoi...

Grumbulli yjor formon një… pemë Krishtlindjesh, NASA publikon foton spektakolare

Imazhi magjepsës i një grumbulli yjor që formon një pemë të Krishtlindjes në univers është publikuar nga NASA. “Krishtlindjen e kaluar, NASA Chandra X-ray na...

Tavolina festive, 10 rregulla për një Krishtlindje tradicionale

  Sot, në ditën e Krishtlindjeve, është momenti perfekt për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive në shtëpinë tuaj. Pavarësisht se si do...

Lajme të tjera

Web TV